Bomba e KLSH: Institucionet e qeverisë, 957 milionë euro vjedhje në 9 muaj

67

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar buletinin e shkeljeve të gjetura gjatë periudhës Janar-Shtator 2018 në disa prej institucioneve të vendit.
Sipas KLSH-së nga auditimet e realizuara gjatë periudhës Janar – Shtator 2018 janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare që kapin shifrën e 957 milionë euro.
Në raport thuhet se janë hasur:
Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 4,993,758 mijë lekë ose 39.7 milionë euro.
Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 115,349,578 mijë lekë, afërsisht 917.6 milionë euro nga e cila:
44,144,180 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 351.1 milionë euro;
71,205,398 mijë lekë afërsisht 566.5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.
Në total janë konstatuar shkelje në shumën 120,343,336 mijë lekë ose afërsisht 957.3 milionë euro.