Befasia e madhe! Një jetë që e akuzon, tani bëhet tifoz me Juventusin!

51

Kush e mban mend Gigi Simonin? Sigurisht që të gjithë tifozët e Interit, për atë ngjarje që ka ndodhur shumë vite më parë dhe rikthehet në vëmendje sa herë vjen koha e Derbit të Italisë, Juventus-Inter. Supersfida do të luhet ditën e premte.
Eshtë kohë intervistash, deklaratash. Pikërisht ai që dikur kishte helmin në grykë sa herë fliste për bardhezinjtë, këtë sezon ka ndryshuar. Simoni, ish-trajneri i Ronaldos & Co, në vitin e penalltisë së famshme të Iulianos, ka folur për mediet italiane dhe ka befasuar: “Pres që ndeshja të jetë e bukur në fushë dhe të mos ketë helme jashtë saj apo episode, duke u folur për arbitrat.
Interit i duhet shumë fat të ndalojë Juventusin, këtë Juventus. Do të përpiqet, sepse armët i ka, por Genoa dhe United ia dolën duke u asistuar nga rastësia dhe episodet e favorshme”.
Në fund, Simoni befason: “Më duhet të them diçka: jam tifoz i Juventusit në Champions League. Uroj të fitojnë, sepse janë në sezonin kur kampionët nuk i mungojnë dhe janë fuqizuar shumë. Po flasim për Cristiano Ronaldon, një ndër futbollistët më të mirë në histori”.