“Ty duhet me të hangër gjallë”!

130

Erl KODRA

Ky tekst është shkruar nga unë para disa ditëve. Kam patur shumë sulme dhe përpjekje që të “blejnë” heshtjen time. Me të gjitha mënyrat, me të gjitha format.
Të gjithë hienat që kërcënojnë dhe joshin, unë thjesht i neveris, sepse kurrë nuk do të mund të ndalni fjalën time. Në kohët më të errëta, kur Sigurimi i Shtetit më terrorizonte mua dhe familjen, nuk më thyet dotë. Unë vazhdova të shkruaj kronika, dhe ju këtë e dini shumë mirë. Edhe sot do të dështoni me sukses, monstra.
Edi Rama,
Ty duhet me të hangër gjallë.
Sepse ti më ngjanë krejt si çetnik që ka dalë në krye të një horrdhie pushtuese, i rrethuar me çakej sulmues, buldozera, fadroma, skafandra dhe lahpera. T’i marrim gjërat me rradhë; sepse me ty duhen ndarë punët njëherë e mirë.
A e di se çfarë është një shtëpi? A e kupton se njeriu i shkretë, kudo që ndodhet ka referencë shtëpinë, strehën ku futë kryet në darkë, e pasi kalon atë prag të shenjtë, çlirohet prej të gjithë ndjesive negative që qenie si ty i shkaktojnë gjatë ditës? A e di se brenda atyre mureve, ata njerëz kanë të gjitha dashurinë e tyre, kanë bash arsyet pse ata ekzistojnë?
A e di se nën ato kulme jetojnë fëmijë, gra, burra, vajza, djem, pleq dhe plaka? A e di se ata hanë e pijnë, qajnë e qeshin, dashurojnë dhe vdesin nën ato kulme prej 30 vitesh?!
A e kupton o Naçallniku i Surrelit se bota nuk rrotullohet rreth teje, dhe se jeta e gjaku i 4000 njerëzve vlen shumë më shumë se sa soji yt i lahperave?
Nuk e kupton? Okej, se tash po e mëson.

***
Tani do t’i lutem lexuesit të dobët, atij që nuk ka ndërmend të prishë taraqillëkun e krijuar nën hyqymetin e Edi Ramës, të hiqet mënjanë. Më vjen keq që sonte do t’ia shkërrdhej kockat idhullit tuaj, por s’kam ç’bëj. Sepse unë nuk mund të ndërroj dhimbjen, nuk mund të ndërroj dashurinë, nuk mund të shes ndërgjegjen, për asgjë në botë. Edhe pse keni vu çmim të lartë për mua; unë nuk kam ndërmend të ndalem. Jo sonte, jo në këtë jetë.
Këtu kam një mal me dhimbje, pyetje, lotë dhe mjerim të mbledhur grumbull, që nuk morën përgjigje të denjë asnjëherë. Më vjen keq që sonte të duhet të japësh ti përgjigjet e arsyeshme, e nëse me gjasë nuk i jep, i mjeri ti. Sepse për çdo përgjigje të gabuar, do të të rrjep 10 centimetër lëkurë.
E nëse t’i i mbijeton këtij proçesi, do të filloj me lotët e mjerimit që mbolle nëpër Shqipëri. Në fund, përgjatë momenteve që njeriu tregon sa herë ka pi gjinin e nanës, do të nxjerrësh të gjitha arsyet pse po e bën këtë barbari mbi ne. Sigurisht, edhe për parat.
Teknika është e thjeshtë, klasike. Me majën e penës që e kam përshtatë si grep, po filloj nga qafa, prej aty ku ti nxjerr të gjitha prapësitë. Prej aty ku rrjedh e gjithë “elokuenca” jote e ndyrë kundër popullit tënd. Prej aty ku kanë dalë me mijëra fjalë të neveritshme, që lahperat e tu i kanë kthyer në ligje të përçuda. Prej aty ku ka marrë rrugë mashtrimi me timon, tepsi dhe çitjane. Bash prej vendit ku ti ndyrësirë, sa herë që flet, në vend të fjalëve nxjerr helm si gjarpëri. Vrraga do të jetë e gjerë, e gjatë dhe e thellë, në raport të drejtë me neverinë e vendimeve të tua për shqiptarët. Ke të drejtë të ulurishë nga ky proces; unë nuk jam krejt mizorë me ty.
Pastaj do më tregosh konceptin tënd për paret tona. Domethënë për taksat që mbledh me ligj e pa ligj, tinzash, ndërsa po tinzhisht i paketon si investim 40 milion euro për 2.2 kilometër rrugë. Do më tregosh masën tënde për 120 milion euro që i ke dhënë Vilma Nushit.

Nuk shpëton dot pa treguar sa vlejnë për ty dy dollarë, një shtëpi, një vakt bukë thatë dhe një thes me miell. Kam frikë se përgjigjet e gabuara do të shterrojnë lëkurën tënde.
Qetësohu, ti ke 40 lëkurë, të cilat do t’i rrjep pa pikë mëshire. Në shtresën e dytë përgjigjet i dua shterruese. Pa justifikime dhe sofizma, do më thuash se pse shkatërrove Gjykatën Kushtetuese? Pse e mblodhe nën hyqmin tënd llumin e Shqipërisë, ndërsa u shpërndanë copa Shqipërie, si plaçkë lufte? Pse, o përbindësh?!
Pse i përzure nga Shqipëria 500 mijë shqiptarë të mirë, ndërsa mijëra të tjerë i ktheve në kriminela?! Ç’kusure të tjera do të duhet të lajmë për hesapin tënd, për pazaret e tua me botën e nëndheshme?! Deri ku shkon vrapi yt makabër, duke shtypë me shpërfillje jetët njerëzore?!
Të rrenë mendja, se ndërkohë që flet para Taulantit, Ulsiut, Gramozit, Sadriut, Ilirit, Arbenit dhe Damianit çakardisja jote do të ketë efekt?! Mos more!
Apo se gishti yt Sandër Lleshi do të tremb shqiptarët, si pinxho?! Megjithë mend kujton se këto gjeste me xhuxha sa një gisht të bëjnë punë?
Shënim: Ky tekst nuk do të ketë një përmbyllje. Unë e di se drama jonë do të ketë një fund të tmerrshëm, por ska gja, tekefundit, kjo është ma mirë se sa një tmerr pa fund. Jeni të lirë, por edhe të lutur nga unë, që ta shpërndani lajmin. Dita e Gjykimit po vjen, ndaj zgjidhni anën e duhur. Tani!