E vranë apo u vetëvra polici?!

82

Një punonjës policie është plagosur me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë që ka shumë enigma. Policia thotë se është shoqëruar një person për të sqaruar rethanat e vdekjes së punonjësit të policisë.
Pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili ndërroi jetë mbrëmë është Halit Zhdrrella.
Burime bëjnë të ditur se Zhdrella ndërroi jetë si pasojë e lëndime të marra nga vetëaksidentimi me armë zjarri.
Zhdrella ishte nga fshati Penuh, komuna e Podujevës dhe punonte si Kapiten në Departamentin e Krimeve Ekonomike.
Ndryshe rrethanat e këtij rasti nuk janë bërë ende të ditura deri në dhënien e detajeve nga vetë Policia e Kosovës. Vetëm se dyshohet që Zhdrella humbi jetën përderisa kishte dalë për gjueti.
Njoftimi i plotë i Policisë
H.Zh , 58 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (zyrtar policor), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga stafi mjekësor në QKUK.
Lidhur me këtë rast nga njësitet policore është arrestuar një person i dyshuar:
T.Zh , 31 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje nga pakujdesia.