Rama, fund fatal si ai i Gedafit dhe Sadamit

89

Kastriot ISLAMI

Ashtu siç mund të parashikohej lehtësisht nga çdokush, më së fundmi, Rama gjendet në rrethin fatal duke mos patur asnjë shans për të shpëtuar dhe duke mos ditur as vetë sesi do të ishte fundi i tmerrshëm..
Rama cdo ditë që kalon po shfaqet i rrethuar nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit që e ndihmuan të siguronte i vetëm tepsinë dhe timonin e pushtetit. Tani i kërkojnë egërsisht haraçin e angazhimit të tyre. Ata janë më të egërsuar se kurrë se Rama duke e pasur të pamundur ti shpërblejë ashtu siç ata kanë pretendimet po nxit sherrin dhe luftën mes tyre.
Rama po ashtu është i rrethuar nga hajdutët e votave dhe të pasurisë kombëtare që i kërkojnë koncesione, tendera dhe prona në bregdet dhe ai duket e ka të pamundur të mbajë fjalën e dhënë ndërkohë që ata këto kohët e fundit e kërcënojnë egërsisht atë vetë dhe ministrat me të cilët kanë bërë marrëveshjet për blerjen e votave me porosi të Ramës.
Rama po ashtu i paaftë për tu mbrojtur se është i rrethuar nga ministra hajdutë e që duan të largohen nga pushteti për të mos e lidhur fundin e tyre me Ramën. Nga deputetë kukulla e injorantë që nuk janë në gjendje të artikulojnë mbrojtje për shefin e tyre të vrerosur dhe bëjnë një propagandë bajate sa edhe Endri Fugës i vjen për të vjellë. Nga sharlatanë që tentojnë nëpër ekrane ta mbrojnë Edi Ramën thjeshtë për të siguruar një post thjesht për të rrjepur diçka nga pushteti edhe këto momente të fundit kur Rama po jep shpirt.
Rama për shkak të gënjeshtrave dhe mashtrimeve gjendet i rrethuar kudo nga qytetarët në protestë që për shkak të qeverisjes së tij dhe mbi të gjitha të filozofisë së tij për ti nënshtruar përmes varfërimit të skajshëm dhe papunësisë.

Ata janë të acaruar dhe të revoltuar se janë të pashpresë dhe e vetmja zgjedhje që ju ofron Rama është largimi nga vendi ose nënshtrimi. Ata janë gati të shpërthejnë se Rama dhe ministrat e tij tallen me ta, i ofendojnë, i gënjejnë, i sorrollasin, i trajtojnë si skllevër…
Rama pasi ka shkatërruar parlamentin, ka vënë nën kontroll drejtësinë, përdor policinë për gjithcka e kundër të gjithë kundërshtarëve sikur të ishte shteti policor, përdor median e disa gazetarë të paguar me paratë e pista të krimit e të korrupsionit për të lavdëruar neveritshëm liderin global dhe dhunuar verbalisht kundërshtarët e të gjithë teleshikuesit çdo mbrëmje, gjendet i rrethuar nga të gjithë kundërshtarët e ndershëm që shtohen çdo ditë eksponencialisht dhe opozitarët që po bashkohen pavarësisht dallimeve dhe diferencave programore e ideologjike vetëm me një moto: të gjithë së bashku për ta larguar të Keqen e Madhe.
Rama mbi të gjitha është i rrethuar nga mediokriteti e injoranca për të menaxhuar çdo situatë dhe babëzia e tij për të vjedhur gjithcka së bashku me bandën e tij, nga zullumi që trashet çdo ditë nga marrëzitë e tij dhe nga tmerri e frika që i janë futur në palcë. Por edhe nga paniku çoroditës që e mundon natë e ditë.
Këto janë disa nga arsyet që Rama “fluturon” në rrethin fatal duke u sorrollatur në ajër e boshllëk pa pasur asnjë ide sesi dhe nëse do të ulej në tokë apo do të përplasej si një thes me rërë në det…Sepse të gjithë këto lëvizje të tij të fundit përcaktohen nga frika dhe paniku. Ka shumë nëse mund të mbytej menjëherë ose nëse do të mbijetonte por që më tej do të mund ta coptonin peshqit. Por më e tmerrshme i duket perplasja në tokë apo edhe ulja eventuale në të nga frika se do ta “shqyenin” qytetarët për zullumet dhe vuajtjet që ju ka shkaktuar njëlloj siç i ka ndodhur më parë të ngjashmëve të tij, Kadafit apo Sadamit.
Dhe fundi i tij duket se është vetëm çështje kohe… gjë që e ka kuptuar edhe vetë ndërkohë që vonimi për të fituar kohë ja bën fundin dhe përplasjen më të tmerrshme…Duket një fund i merituar!
Syri.net/ 8 nëntor 2018