Meta dekreton Lleshin pasi Rama pranoi shkeljen e Kushtetutës

42

Presidenti Ilir Meta pas dy refuzime, ka marrë vendimin për të dekretuar Sandër Lleshin, në postin e Ministrit të Brendshëm.
Burimet kanë të ditur se presidenti Meta e ka dekretuar Lleshin, ndërkohë sot ka dekretuar edhe lirimin e tij si Gjeneral.
Kujtojmë se Presidenca e Kryeministria kanë pasur një sërë polemikash lidhur me mosdekretimin e Lleshit si ministër, ndërsa Presidenti shprehej se nuk mund ta dekretonte, pasi ai rezultonte si ushtarak aktiv, e kjo binte ndesh me Kushtetutën.
Ky dekretim vjen pasi Rama pranoi se ka shkelur Kushtetutën në dërgimin e emrit të gjeneral Sandër Lleshi tek Presidenti I Republikës për ta dekretuar për ministër të Brendshëm.
D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 10957
Tiranë, më 16.11.2018.
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META