Bllofi tjetër i Ramës, e bëri biznesmenin e “Paulonias” të arrestuar e trafikant droge, reagimi

152

Ditën e sotme u përhap një lajm nga disa media pranë qeverisë se në Amsterdam ishte arrestuar miku i ngushtë i Lulzim Bashës.
I arrestuari u njoftua se ishte Amar Shkëmbi, të cili i ishte një gjetur një sasi prej 60 kg heroinë dhe dyshohej se ishte i implikuar në ngjarje të tjera kriminale.
Mirëpo Amar Shkëmbi ka reaguar për JOQ.al duke hedhur poshtë çdo lajm të dhënë për të dhe duke deklaruar se është i lirë dhe ndodhet në Brazil për momentin.
Amar Shkëmbi sqaroi për JOQ:
Sot më aknë përdorur për lajme të rreme.
Quhem Amar Shkëmbi dhe ndodhem në Brazil për pushime.
Lulzim Bashën nuk e njohoh personalisht përveçse nga lajmet dhe emisionet televizive, apo ndryshe si kryetar të PD-së.
Nuk e di fare se si ka dalë ky lajmdhe me çfarë qëllimesh.
Unë jam një pronar ferme që merrem me rritjen e pemëve “Paulonia” dhe gjatë verës merrem edhe me një beach bar të quajtur “Cuba Libra Albania”. Jam shtetas shqiptar dhe nuk kam shtetësi të huaj.
Ndërsa sa për foton e shpërndarë me Lulzim Bashën, Amar Shkëmbi tregon:
“Foto me Bashën është bërë para dy vitesh në një restorant në Tiranë. Kam qënë për drekë me familjen dhe duke qënë se Lulzim Basha ishte dy tavolina më tutje, mendova t’i kërkoj një foto, kjo është e gjitha”.
Amari ka dërguar edhe foto e video për JOQ.al në mënyrë që të vërtetojë që nuk është as mik i Bashës as nuk është i arrestuar dhe as i dyshuar apo në kërkim për ngjarje kriminale.

Reagimi i PD
Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj disa mediave të paguara nga qeveria, të cilat kanë hapur lajme të pavërteta ditën e sotme, të cilat kanë nxjerrë nga hiçi një lajm kundër kryeopozitarit Lulzim Basha.
Përmes zëdhënëses Ina Zhupa, PD hedh poshtë me forcë të gjitha shpifjet e nxjerra në lajmet e mediave të paguara nga Edi Rama, se kreu i saj Lulzim Basha, ka lidhje me njerëz të përfshirë në botën e krimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa thekson se, Basha dhe PD janë të vendosur për të çuar deri në fund luftën e tyree pa asnjë kompromis kundër bandave dhe krimit të organizuar.
Postimi i zëdhënëses Ina Zhupa
Disa media që financohen nga paratë që Edi Rama ju grabit shqiptarëve kanë sajuar, sot, nga hiçi një lajm kundër Kryetarit të Partisë Demokratike për ta lidhur atë më persona me të cilët ai nuk ka asnjë njohje dhe as lidhje.
Partia Demokratike gjen rastin të theksojë një fakt që e dinë të gjithë shqiptarët: Lulzim Basha nuk ka patur, nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë asnjë lloj lidhje me njerëz të botës së krimit.
Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë të vendosur në luftën e tyre pa kompromis kundër krimit që ka kapur shtetin dhe kontrollon gjithë qeverisjen e vendit.