Aktori i madh nuk lejohet të hyjë në sallën e Kinemasë ku shfaqet filmi i tij: S’më fusin brenda se s’kam biletë

123

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në parapremierën e “Delegacionit” u shndërrua në një skenë fyese për të ftuarit, ku një prej tyre është edhe aktori i madh Ndriçim Xhepa. Ky i fundit, teksa shkonte për të parë filmin ku ka një ndër rolet kryesore, është ndaluar të hyjë nga rojet. Edhe pse ai u prezantua, ai nuk lejohej të hynte brenda ç’ka ka ngjallur irritimin e tij. Aktori ka dalë jashtë i fyer deri sa menjëherë kanë ardhur Agron Domi, organizator i festivalit dhe Ilir Butka, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Të dy i kërkonin Xhepës të hynte në sallë, sepse interpreton në filmin që shfaqej, por ai tanimë refuzon.
“Nuk hyj brenda se nuk kam biletë. E kam parë filmin tre herë, nuk dua ta shoh më. Do rri jashtë të pi një kafe”. Ndërkaq, Ilir Butka dëgjohej të thoshte se ia kish dhënë biletën e tij kryeministrit, e Agron Domi, premton t’i japë Xhepës, biletën e tij. Xhepa refuzon, ata i luten, e tërheqin për krahu, tanimë bashkë me hostess-en e kinemasë që ka dalë nga dera që u përplas të gjithëve. Gazetarët janë përkrah, shohin çdo gjë, dëgjojnë çdo gjë, madje edhe e xhirojnë skenën. Xhepa pranon të hyjë pas lutjeve, i kërkohet ndjesë dhe i thuhet se, “nuk e njohën”, shkruan gazetarja e kulturës Fatmira Nikolli e cila raporton mbi situatën e krijuar.