Uragani “Michael” godet SHBA-të, dëme të mëdha në Florida

99

Stuhia më e fuqishme që ndonjëherë ka goditur pjesën veriperëndimore të Floridës në SHBA, ka shkaktuar përmbytje dhe ka shkatërruar shtëpi.
Uragani Michael zbarkoi të mërkurën pasdite si stuhi e kategorisë tre, me erëra prej 200 kilometrash në orë, në rajonin Penhendëll.
Një person vdiq nga rrëzimi i drurit, thanë zyrtarët.
Stuhia la afro 500,000 njerëz pa energji elektrike në Florida, Alabama dhe Xhorxhia, thanë shërbimet e emergjencës.
Guvernatori i Floridës, Rick Scott, ka paralajmëruar më herët për “shkatërrim të paimagjinueshëm”, duke thënë se do të jetë stuhia më e keqe në 100 vjet.
Mbi 370,000 njerëz në Florida janë urdhëruar të evakuohen.
Michael, gjatë fundjavës, ka vrarë së paku 13 njerëz në Amerikën Qendrore: gjashtë në Honduras, katër në Nikaragua dhe tre në El Salvador.