Kur mashtrimi kthehet në “fakt” dhe faktet varrosen për së gjalli

137

Erl KODRA

Pse shkruaj?
Sepse unë nuk mund të bëj indiferentin. Sidomos në kushtet kur gjithçka duket e pashpresë. Veçanarisht kur mashtrimi kthehet në “fakt”, dhe faktet varrosen për së gjalli. Specifikisht kur ligji kthehet në litarë ku varen vetëm viktimat. Atëherë kur llahtaria e frikës pushton qenien, dhe njeriu i shkretë, me drita të fikura dhe fëmijë në krahë niset drejt Europës, sepse atëdheu është kthyer në Askund.
Këto fjalë nuk janë metafora, dhe ju e dini shumë mirë këtë.
Çfarë e mban një shoqëri, cila është ajo materia që e lidhë dhe i bën njerëzit të besojnë për një jetë dinjitoze? Janë rregullat dhe ligjet, sigurisht. Por a mund të flitet për rregulla? Për ligje? Për Prokurori? Për Polici? Për Gjykata? Për Kushtetutë? Për Parlament? Për President? Për Media? Për Qeveri? Për Ministra? Për Kryeministër?
Jo, Shqipëria ka vetëm Edi Ramën e Madhërishëm.
Mjafton.
Vetëm Ai.
Pikë.
Çfarë rëndësie ka nëse nga vendi largohen 400.000 njerëz në një popull me vetëm 2.5 milion banorë?! E sa vlerë ka nëse 400.000 njerëz të tjerë janë në zgrip të ekzistencës fizike? Pa bukën e gojës, pa proteina, pa drita, por me Check Up nga Vilma Nushi. A e dini se çfarë do të thotë proteina për jetën e djemve dhe vajzave, të ardhmes tonë si komb?
A jeni të ndergjegjshëm se çfarë?
Vërtet e dini apo jo?!
Sa njerëz dergjen burgjeve për vepra penale që lidhen me mbijetesën njerëzore, ndërsa rrugët e Bllokut popullohen masivisht me vrasës me damkë?

Pse nuk u arrestua Saimir Tahiri?
Kush ishte Saimir Tahiri?
Çfarë pune bënte Saimir Tahiri?
Të kujt ishin 863.000 euro në Elbasan, bashkë me patentat e Saimir Tahirit?
Pse Gramoz Ruçi është Kryetar i Parlamentit?
Pse Fatmir Xhafa është Ministër i Brendshëm?
Pse Arta Marku është Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme?
Pse gazetari Jetmir Olldashi akuzohet për shpifje?
Pse Edi Rama ka ERTV?
Pse vajza nga Nikla tha se unë djeg veten me cigare?
Pse i merr Shefqet Kastrati 5 euro për çdo kalim tek Gryka e Tunelit në Rrugën e Kombit, që i ngecëshin në grykë o Zot?
Pse po shembet Teatri Kombëtar?
Pse u vra Ardit Gjoklaj?
Pse lavirja Erion Veliaj imiton Barack Obama?
Pse ekziston Fusha Shpk?
Pse Vangjush Dako është ngulur në Durrës që nga Epoka e Gurit?
Pse Arben Ahmetaj di vetëm anglisht, por është edhe Ministër Financash?
Pse Taulant Balla bën hije mbi dheun e Parlamentit, duke përjashtuar elokuencën brilante?
Pse Ulsi Manja dhe Sadri Abazi janë burra kaq karizmatik?
Pse mban syze Rrahman Rraja?
Pse Elvis Roshi e ka emrin Ervin?
Pse Ben Blushi iku nga politika?

Pse ekziton Carlo Bollino, Sokol Balla, Blendi Fevziu dhe Eni Vasili?
Pse merr frymë Mero Baze, Mustafa Nano, Lorenc Vangjeli dhe Artan Hoxha?
A e keni marrë vesh se Prokuroria Shqiptare është shpatalluar plotësisht, dhe se prokurorët janë kthyer në lakenjë me dy marionetat e Edi Ramës në krye?
Keni dëgjuar për Vetting-un në sistem?
Po për gjyqtarin Dritan Hallunaj që liroi Arben Frrokun?
Po për Qamil Zelën, që vari veten në qeli, i burgosur për 32.000 lekë energji elektrike?
A i lexoni lajmet që vrasin veten dy deri tre njerëz në ditë nëpër skutat e Shqipërisë?
A e dini se askush nuk e vret veten kotë, për sport?
A e dini se Air Albania ka filluar fluturimet?
Po për gazetarët Air Albania?
A e dini se ky vend është Atëdheu ynë dhe nuk kemi tjetër?
A e dini se kemi të Drejtën e Zotit për të jetuar me dinjitet në tokën tonë?
A e dini se çfarë është Deklerata Universale e të Drejtave të Njeriut?
A e dini se çfarë është Konventa Euvropiane e të Drejtave të Njeriut?
A e dini se çfarë është Konventa Ndërkomëtare për të Drejtat Civile dhe Politike?
A e dini se çfarë është Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore?
A e dini se çfarë është e Drejta e Njeriut për Ushqim dhe Strehim?
A e dini se çfarë është e Drejta për Jetën?
A e dini se Shqipëria ka një Kushtetutë ku parashikohen të gjitha të drejtat e mësipërme?
A e dini se çfarë do të thotë Dinjitet Njerëzor?
Nuk mund të rri pa pyetur edhe njëherë;
A e dini se çfarë do të thotë uri (me siguri që e dini nëse jeni shqiptarë)?
A e dini sa shumë janë 400.000 njerëz?
A e dini se 400.000 njerëz kanë të drejtën të ushqehen?
A e dini se sa para janë 120 milion Euro? 400 milion Euro? 270 milion Euro? Euro, euro, euro,
Totali 2.2 miliard euro?

Edhe njëherë, a e dini se çfarë do të thotë proteina?
Sinqerisht, a keni një ide?
A e dini se kush është Edi Rama?
A i njihni njerëzit që punojnë për Edi Ramën?
A i njihni njerëzit me të cilët Edi Rama ndanë parat tuaja?
A e kuptoni kur e bën këtë gjë, sepse e bën hapur, ditën për diell, pa ju dridhur syri, pa ju skuqur faqja?
A e dini se sa para janë vjedhur nga taksat që paguani në formën e PPP-ve?
A e dini se sa para duhet të paguajn fëmijët tuaj për 15 vitet e ardhëshme, saktësisht për shkak të këtyre PPP-ve dhe hajdutërisë origjinale të Edi Ramës?
A e kuptuat se Edi Rama është një diktator i pashpirtë, që po i bën gropën popullit tonë, duke e shpopulluar vendin, duke e degraduar jetën dhe shëndetin e njerëzve, duke rrezikuar seriozisht ekzistencën tonë?
A e dini se nëse nuk reagojmë Shqipëria do të kthehet plotësisht një tokë djerrë dhe Tirana një qytet fantazmë prej kullash betoni?
A e dini se, në një situatë kur Edi Rama do ta ndjejë veten të sigurtë, ai është në gjendje të veprojë njësoj si terroristi Enver Hoxha?
A e keni idenë se sa para ka grumbulluar për vete dhe bashkëpunëtorët e tij?
A e dini cila është detyra juaj?
Detyra juaj ndaj shtëpisë, familjarve dhe fëmijve tuaj?
Të largoheni nga vendi?
Të bridhini si çifuti në shkretëtirë?
Të vrisni veten?
Apo të mbroni jetën dhe Kushtetutën?