Skandal/ Rama do prishë konsullatën në New York për të ndërtuar kullën “Kristaq Rama”

125

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë një deklaratë të fortë sonte në “Opinion” duke deklaruar se Rama do të prishë Konsullatën shqiptare në Neë York për të nëdrtuar kullën me emrin “Kristaq rama”. “Konsullatën që e kemi blerë gjatë kohës që unë isha Kryeministër po kërkon që ta prishë për të ndërtuar Kullën me emrin “Kristaq Rama”, Tha Berisha.
Ish-Kryeministri ka mbështetur dhe e ka konsideruar fondamental ligjin për vettingun në politikë. Ai ka paralajmëruar se Rama nuk mund të thesë as kullën në Surrel dhe as kullën tek stadium.
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet pro një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por jo shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve.
I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan, Berisha tha se, rajoni i Ballkanit ka shumë minoritete, megjithatë këto nuk janë problem.
Sipas Berishës, problemi i vërtetë janë mazhorancat në këtë rajon, dhe jo minoritetet.
Blendi Fevziu: Nëse dy vendet vendosin të shkëmvbejnë territore, ku qëndron e keqja?
Sali Berisha: Është jashtë çdo lloj koncepti europian. Ballkani është më i pasur se çdo rajon tjetër me minoritete. Problemet nuk janë minoritetet, por janë mazhoranca. Pse e ka Serbia dhe Rusia këtë përqëndrim kaq të madh në Mitrovicë? I kujt ishte projekti i shkëmbimit? Projekti është i Beogradit. A e dini ju se një nga kundërshtarët e kësaj është Kryeministri i Bosnjes? Ai është serb. Kosova nuk i ka asnjë lloj borxhi Serbisë. Serbia i ka borxh Kosovës.