Si po i rrjep Rama shqiptarët me AMA-n

104

Luçiano BOÇI

Kjo historia e dekoderave nuk është as e re e as e papritur.
Nuk është e re, sepse të paktën cdo familje tek ne që ka ndjekur me ëndje programet Tv, mund të ketë në shtëpi nja 5 a 6 të tilla, si trofe mashtrimi suksesiv nga operatorët aktualë.
Nuk është as e papritur, sepse Rama sa erdhi, kapi Autoritetin e Medias dhe e përdori e po e përdor atë për të furnizuar financiarisht mediat pro tij, që sot me thënë të drejtën e mbajnë në karrigen e pushtetit dhe për të rrjepur njerëzit shikuesë.
Pasi i ndau rrjetet frekuencore nga zyra e vet, duke qerasur atë që donte e rrjepur atë që donte me këtë pasuri kombëtare, ai nuk u mjaftua me kaq.
Prej 5 vitesh lejoi në treg shitjen me cmime të kripura të televizorëve me dekoder të integruar, jashtë standartit DVB-T2, që sot nuk funksionojnë, duke djegur miliona nga xhepat e shqiptarëve.
Në prag të zgjedhjeve të 2017, i doroviti nga buxheti i njerëzve në fakt, por që quhet i shtetit, këtyre operatorëve, jo pak, por plot 5 milion euro.
Ia dha para të thata në dorë.
Para të cilat mund të ishin bërë shkolla e spitale dhe jo propagandë e reklama qeveritare.
Këtë e bëri me një ligj special,ligj që binte në kundërshtim flagrant me ligjin për median 97/2013.
Sipas ligjit të medias operatorët e licensuar duhet t’i lironin menjëherë frekuencat e zëna përndryshe gjobiteshin.
Në vend të tyre që e meritonin, ligji i Ramës i 2017-tës, gjobën ja ngjeshi qytetarëve, të cilët i paguan kështu fajtorëve 5 milion euro nga xhepi.

Grabitja vazhdoi përsëri.
Qeveria Berisha përcaktoi në Strategji paisjen me dekoder falas për të gjithë familjet për kalimin në transmetim numerik.
Ndërsa Rama vendosi tua shesë me 30.000 lekë, përndryshe nuk mund të shihnin asnjë kanal.
Madje atyre me ndihmë ekonomike që ja dha falas, ja llogariti me një kosto 44.000 lekë, duke i vjedhur hapur fare.
Por nuk merr fund këtu.
Qeverisja e PD vuri kusht dekoderin universal, për të gjithë operatorët, që do të thotë një aparat i vetëm që liston të gjithë kanalet dhe akseson mundësinë e dekriptimit për të gjithë kanalet e koduar, pavarësisht operatorit.
Ndërsa Rama me AMA-n e tij i jep viston operatorëve që të bëjnë qef me dekoderat.
Qytetari tani që të shohë Champions Leage i duhet dekoder tjetër.
Për Kampionatin anglez, italian… etj i duhet një dekoder tjetër.
Për Tv lokale një tjetër.
Vetëm “helmin” e propagandës e kanë falas.
Këdo dekoder të blejë mileti, “specialistët” kanë marrë masa që ky të jetë me shumicë.
Pra i duhet një mullar me dekodera dhe një trasje me para për t’i blerë.
Ndërsa AMA luan “dam” me njerëzit.
Ka gjetur variatin çel e mbyll, fik e ndiz, dhe po i ha dhe qindarkat e fundit nga xhepi qytetarëve, që në fund lojën ta fitojë me patjetër “shefi”.