Si mediat në shërbim të Ramës dhe Veliajt manipuluan letrën e KE-së për Teatrin

208

Disa media kanë publikuar sot letrën që shefja e Njësisë Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i ka dërguar sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi një letër lidhur me projektin e Teatrit Kombëtar.
Top-Channel, News24 dhe Gazeta Shqiptare lujanë me titullin se ligji nuk bie ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ndërkohë që vetëm shqiptarja.com publikon letrën e të plotë.
Duhet thënë se titulli nxit keqkuptimin e madh me lexuesit të cilit u thuhet se Brukseli ka autorizuar prishjen e godinës aktuale. Në të vërtetë në letër, vlerësimet janë përafruese dhe jo normative, duke theksuar vetëm gjykimin mbi bazën e informacionit të mbërritur. Çka është më e rëndësishmja, në letrën e vet, Mattuela nënvizon nevojën që në projektligj të sanksionohet e drejta e çdo subjekti privat për të paraqitur propozime për projektin. Dhe këtu vjen edhe çështja më delikate: me çfarë tagri qeveria do të kërojë tjetërsim të pronës publike?

Deri më sot ajo e justifikonte këtë me një propozim konkret të një kompanie, e cila në këmbim të gjashtë kullave ofrote Teatrin e ri. Për këtë edhe u përpilua një ligj special. Në të kundërt nëse do të kemi një prokurim të hapur siç kërkon BE-ja, procedurat e posaçme nuk qëndrojnë, për vetë arsyen sepse qeveria do të duhet të vlerësojë ofertat. Nga ana tjetër nuk ka më asnjë arsye që prona publike të tjetërsohet.
Përgjigja është e qartë në këtë pikë dhe ato media që i fryjnë titujve keqkuptues në të vërtetë po ndihmojnë të mbyturin Erion Veliaj që dy ditë më parë e pranoi vetë se përgjigja e Europës ishte shuplakë për të. Nga ana tjetër Komisioni vlerëson se nuk ka kompetencë që të gjykojë mbi përputhshmërinë e ligjit me kuadrin kushtetues shqiptar, çka rihap debatin për Gjykatën Kushtetuese.
Përgjigja është e qartë në këtë pikë dhe ato media që i fryjnë titujve keqkuptues në të vërtetë po ndihmojnë të mbyturin Erion Veliaj që dy ditë më parë e pranoi vetë se përgjigja e Europës ishte shuplakë për të/ Respublika/