Reagimi i fortë i Vasilit ndaj kryeprokurores: Arta Marku zgjyrë, jo drejtësi!

61

Nga Petrit VASILI

Qe ne 11 korrik kryeministri eshte i paditur ne prokurori sepse mashtroi publikisht popullin shqiptar lidhur me audiopergjimin e vellait te ministrit te brendeshem kur ai vete perpara grupit parlzmentar te PS deklaroi publikisht:
“Kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore nga një prej laboratorëve më të mirë në botë. Ajo provë më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi përpara një prove kompromentuese ndaj ministrit. Jemi përpara një materiali jo autotenik që synon destabilizimin”.
Në zbatim të ligjit PD dhe LSI iu drejtuan Prokurorisë që të hapë hetim penal ndaj kryeministrit, ndaj Edi Ramës, për pengim të së vërtetës, për fshehje të së vërtetës, duke mos dorëzuar provën në fjalë, ekpertimin që ai ka bërë në një periudhë aq të shkurtër në një nga laboratorët më të mirë të botës.
Duke mos e bërë publike, Kryeministri jo vetëm ka manipuluar opinionin publik, por po pengon zbardhjen e së vërtetës.
Arta Marku s’ka bere asgje deri me sot duke u kthyer ne mburoje per Kryeministrin fajtor.
Kjo nuk eshte drejtesi.
Kete drejtesi qe vjen ere nuk e beson njeri.
Prandaj kryeprokurorja u zgjodh me 69 vota kundra kushtetutes dhe ligjit per te mbrojtur me cdo mjet e me cdo kusht ata qe e zgjodhen.
Turp.
Fajin e kryeministrit e kupton cdo shqiptar, kryeprokurorja po rendon keqas veten me kete kompromentim te hapur publik ne mbrojtje te kryeministrit.
Sigurisht koha per tu perballur me kete pergjegjesi ka ardhur edhe per kryeprokuroren….