Pushta pa kufij…!

162

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar në faqen e tij në Facebook, ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Rabie të Memliajt, ku 43 vjeçari Alket Muho u vra në mes të fshatit, nga plumba “misteriozë” për policinë.
Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, kur një denoncues në polici i parcelave të hashashit vritet në mes të operacionit, “Forca e Ligjit”, kjo do të thotë se krimi i organizuar, ka kapur edhe uniformat blu.
“Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të kuptuar se ç’polici kemi?! Kush e besojë dot sot Policinë pas kësaj?! Për të denoncuar krime jo e jo!”, shkruan mes të tjerave Manjani.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook
Forca e ligjit vret me snajper!!!
Dikush që informoi Policinë për një krim, të organizuar madje, u vra! Me snajper. Në mes të operacionit “Forca e ligjit”. U vra ai që foli, jo ata që bëjnë krim! Denoncoi mbjelljen e hashashit. As emër e as mbiemër, denoncoi. Thjesht faktin që në x vend ka hashash. Kaq! E vranë vetëm pse foli!
Le ta zëmë se nuk e qëlloi policia, por “qëlluesi” ka marrë informacion nga Policia mbi denoncimin e viktimës… Krim e shkuar krimit të organizuar!
Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të kuptuar se ç’polici kemi?! Kush e besojë dot sot Policinë pas kësaj?! Për të denoncuar krime jo e jo!
Ah, ndjesë! Sondazhi thotë se “populli do më shumë se çdo gjë tjetër policinë”. Po po biles populli nuk do as veten sa do policinë!!!
Pushta pa kufij! Vettingu nuk mjafton, jo! Po kam frikë se edhe burgu është pak për këtë takëm të poshtrish dhe maskarenjsh që drejtojnë…