Pse Rama trembet nga Vetingu i pastrimit të politikës nga krimi?!

93

Gjatë një interviste për Ora News, deputeti Oerd Bylylbashi thotë se nisma për ndryshime kushtetuese është një potencim i dekriminalizimit, në mënyrë që nga institucionet të largohen bedelët e krimit të organizuar, që Edi Rama i ka maskuar si politikanë
Gjatë një interviste të posaçme për Ora News, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykashi, tha sot se nisma ligjore e vettingut që propozon opozita është më shumë se një platformë, është një propozim për ndryshime kushtetuese, që duhet të sjellë dekriminalizimin e mëtejshëm të institucioneve dhe shoqërisë. 3 vite më parë miratuam ligjin e dekriminalizimin dhe në sajë të tij u larguan nga administrata dhe institucionet mbi 300 të inkriminuar, tha Bylykbashi, por Edi Rama, i cili ishte arkitekti i paktit me krimin e organizuar dhe futjes së tij në parlament, e gjeti rrugën t’i shmangej kontrollit ligjor dhe në vend të kriminelëve, solli në parlament dhe nëpër institucione bedelët e kriminelëve, ushtarët e bindur të tyre, duke shfrytëzuar të njëjtin kapacitet për mbledhje votash. Ky transformim i rrezikshëm ka bërë që institucionet të vazhdojnë të jenë të penetruara nga krimi. Prandaj, objektivi i propozimit për ndryshime kushtetuese është i qartë: mbrojtja e institucioneve demokratike nga penetrimi, kapja, kontrolli dhe influenca e krimit.

Lidhur me polemikat mbi dialogun politik dhe gjasat e gjetjes së konsensusit për nismën, deputeti Oerd Bylykbashi, theksoi se është i njëjti tekst që ka marrë 140 vota dy vite më parë dhe po zbatohet për kategorinë kushtetuese të gjyqtarëve, dhe tani po kërkohet që ky standard të zbatohet edhe për një kategori tjetër kushtetuese, siç janë politikanët.
Dje Edi Rama u përpoq të tregonte se ishte dakord me nismën, u shpreh Bylykbashi, por shtoi se vetingun duhet ta bënte drejtësia e re. Jo, në fakt flakjen e kriminelëve nga institucionet e bën ligji, e bëjnë institucionet, prandaj në fakt, me deklaratat e tij, Rama është duke thënë se është kundër vettingut. Unë besoj se zoti Basha qe i qartë, s’ka hapësirë dhe s’ka nevojë për negociata, në aspektin teknik është një tekst që është i dakordësuar në Kushetutë, ka marrë 140 votat dhe po zbatohet sot për një shtyllë të pushtetit. Njësoj siç i provohet gjyqtarit lidhja e tij me krimin, njësoj do të veprohet për të vertetuar lidhjen e një politikani me krimin. Nëse mazhoranca nuk e voton, e tregon qartë para gjithë shqiptarëve se nuk ka vullnetin të pastrojë institucionet nga kriminelët që ka futur vetë në to.