Pse Rama refuzon Vettingun me ligj të politikanëve!‎

80

Oerd BYLYKBASHI

Rama reagoi menjehere ‎kunder propozimit te PD dhe opozites per veting me ligj qe dekriminalizon politiken shqiptare. Reagim tipik i atij qe ka mizen nen kesule. ‎
Rama reagoi kunder duke pretenduar se vetingun do ta beje drejtesia e “reformuar” nga ai vete. Ai ngaterron qellimisht vetingun qe dekriminalizon politiken me ligj tani, pa humbur kohe, me drejtesine qe me kismet do te “reformohet” nje dite. Rama u thote shqiptareve te presin dhe te durojne ne kurriz ministra e deputete me lidhje me krimin, sepse kerkon qe vetingun e politikes ta pengoje me prokuroret dhe gjyqtaret e vendosur prej tij, ata qe kane kaluar vetingun e tij. Ai shpreson dhe po perpiqet qe marionetat e tij ne drejtesi te mos e prekin ate dhe ministrat, deputetet dhe kryebashkiaket e tij qe jane te lidhur me krimin.
‎Rama kundershton duke thene qe vetingun ta beje drejtesia “e reformuar” prej tij, propozon qe vetingu i politikaneve te shtyhet sa me shume ne kohe nepermjet zvarritjes prej tij te reformes ne drejtesi duke bllokuar ngritjen e KLGJ, KLP, Prokurorit te Pergjithshem, SPAK dhe Byrose Kombetare te Hetimit.‎ Rama kundershton sepse ai e di qe vetingu i politikes me ligjin qe propozon opozita nuk ka nevoje te prese vetingun e gjyqtareve dhe prokuroreve.
‎Praktikisht, Rama refuzon qe vetingu per lidhjet me krimin qe po behet per 800 gjyqtaret ‎dhe prokuroret, te behet pa humbur kohe edhe per vete ate, ministrat e tij, 140 deputetet, kryebashkiaket e vendit dhe kedo qe ka fatet e shqiptareve ne dore.
‎Refuzon sepse e di shume mire qe do e mbyse llumi i zi i paktit te tij me krimin per te marre dhe mbajtur pushtetin, llum qe do ta nxjerre ne shesh ky veting dekriminalizues.