Protestë kundër krimit: “Kultura e Shkodrës është më fortë se plumbat e drogës” (Foto)

43

Qytetarët shkodranë së bashku me drejtuesit lokalë të bashkisë po protestojnë duke marshuar kundër krimit, pas ngjarjeve të fundit që kanë tronditur qytetin. Protesta është organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike.
Ndryshe nga çdo protestë tjetër, pritet të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra, Hoxha i xhamisë së Rusit, Fejzi Zaganjori dhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse mbështesin protestën e shkodranëve kundër “krimit pa ndëshkim”.
“Kultura e Shkodrës është më fortë se plumbat e drogës”, është motoja e kësaj proteste.
Qytetarët shkodranë, së bashku me drejtuesit lokale të bashkisë nsiën marshimin protestë në orën 19.00 kundër krimit, që po terrorizon qytetin.
Ndryshe nga çdo protestë tjetër, sot ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra dhe hoxha i xhamisë se Rusit, Fejzi Zaganjori dhe përfaqësuesi i kishës ortodokse mbështesin protestën e shkodranëve kundër krimit pa ndëshkim.