Në Itali dekoderat u dhanë falas, në Shqipëri, qeveria ua shet shqiptarëve 25 euro

182

Procei i dixhitalizmit ka nodhur edhe në Itali 6 vite më parë. Por ndryshe nga Shqipëria në Itali dekoderat janë dhënë falas nga qeveria italiane për qytetarët e vet. Pra, qytetarët italianë të cilët kanë një rrogë mesatre prej 1600 eurosh i kanë marrë falas dekoderat për televizonin, ndërsa në Shqipëri, ku paga mesatare është rreth 200 euro, dekoderat po u shiten nga qeveria, qytetarëve me çmime deri nga 25-30 euro për një dekoder.
Qeveria ka mashtruar opinionin publik sikur ka dhënë 80 mijë dekodera falas, ndërsa e vërteta është ndryshe. Ato dekodera janë tenderuar nga qeveria dhe paratë e tyre janë marrë nga xhepat e taksapaguesve. Pra, qeveria nuk ka dhënë asnjë dekoder falas.
Ajo çfarë është akoma më e rëndë në këtë aferë të pistë të qeverisë që po u vendos një tjetër taksë shqiptarëve është se paratë shkojnë për llogari të dy kompoanive të afërta me qeverinë, të cilat në përfundim të këtij procesi llogarisin që të fitojnë rreth 30 milionë euro nga xhepat e varfër të shqiptarëve.
Revoltë dhe urrejtje ka shpërthyer në rrjetet sociale ndaj Ramës, pas ndërprerjes së transmetimeve televizive në formatin analog në zonën Tiranë- Durrës në dy prej qarqeve më të mëdha të vendit, Tiranë dhe Durrës.
Kjo reflektohet qartë edhe në faqen zyrtare të kryeministrit Rama, ku qytetarët kamnë shpërthyer në revolt dhe në sharje e fyerje ndaj Ramës.
Pas kalimit nga transmetimet analoge në dixhitale në zonën Tiranë- Durrës, dhe kalimi i tyre vetëm në sinjalin digital, qytetarët janë ravoltuar pasi 80 përqind e tyre nuk kanë asnjë mundësi për të blerë dekodera.
Ndryshe nga herët e tjera, Rama ka zgjedhur që mos t’i kthehet ndjekësve që ka shpërthyer dhe derdhur vrer ndaj tij.