Mendohuni dy herë para se të hidheni në pishinën e hotelit

48

Dielli i nxehtë veror pishinat shpesh i shndërron në vatra bakteresh dhe burim sëmundjesh. Kimikate të pamjaftueshme ose të tepërta, në kombinim me mungesën e higjienës të disa vizitorëve shpesh rezultojnë me shpërthim sëmundjesh.
Në SHBA më shumë se një e treta e epidemive të lidhura me ujin burojnë nga hotelet, d.m.th. nga pishinat e hoteleve. Midis viteve 2000 dhe 2014, së paku 493 raste (ku përmenden më shumë se dy të sëmurë) janë shënuar në 46 shtete federale dhe në Porto-Rikë.
Gjithsej kanë qenë 27.129 të sëmurë dhe 8 të vdekur, thotë Qendra Amerikane e Kontrollit dhe Preventivës së Sëmundjeve.
Fajtorë janë parazitët dhe bakteret, ndërkaq te 58 për qind të sëmundjeve si burim është konstatuar paraziti kriptosporidia, i cili mund të jetojë edhe në pishinat e mirëmbajtura edhe te notarët shkakton probleme në lukth apo në zorrë, por dhe diarre.
Gjashtë nga tetë vdekje mund t’i përshkruhen bakterit ligionela, i cili shkakton sëmundjen legjionare, inflamacion të rëndë të mushkërive dhe ethet pontiake.
Pseudomonasi mund të rezultojë me të kruara, kukunjaz dhe me inflamacion të veshit, ndërkaq fjala është për simptomat të cilat i kanë pasur 13 për qind të të sëmurëve.
Edhe ligionela, edhe psudomonasi mund të mbijetojnë pothuajse në çdo lloj kimikalie me të cilat dezinfektohen pishinat.
“Këshilla më e rëndësishme është që të mos pini ujë”, thotë Michael Hlavsa, autor i raportit vjetor, i cili thekson që do të ishte mirë që, para se të hyni në ujë, t’i shikoni testet e fundit të ujit.
Shumica e rasteve të infektimeve ndodhin verës, kur uji ngrohet më shumë, gjë që ua bën më të lehtë mbijetesën parazitëve dhe baktereve