Ky është deputeti që sfidoi Ramën me krimin në polici, ja pse e përjashtoi nga grupi i PS

79

Deputeti Gjetan Gjetani ëhstë deputeti i Kurbinit, i cili sfidoi dy ditë më parë Ramën dhe banën e tij në qeveri për pasigurinë dhe lidhjet e saj me krimin. Deputeti Gjetani i bëri thirrje qytetarëve se ai do të ishte i pari që do të dilte në protesta kundër krimit që ka pushtuar Kurbinin. Ai kërkoi nga qeveria të pastrojë komisariatin e Kurbinit.
Deklarata e Gjetanit
“Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që, në Kurbin të mos ndihemi të sigurt. Eksploziv, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjve tregon që poliicia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficerë dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinerë. Si deputet i kësaj zone kam pasur ankesa të shumta nga qytetarët, të cilat do t’i bëj publike në Parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me Ministrin e Brendshëm dhe në qoftë nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të policisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit, pa marrë parasysh ngjyrat politike”.
Kjo deklaratë e Gjetanit duket e ka shqetësuar së tepërmi ramën. Ajo është një tregues I qartë se revolta kundër bandës së krimit në qeveri ka nisur tahsmë edhe në nivelet më të larta të PS dhe një deputet si Gjetani ka pasur kurajon që ta denoncojë publikisht.