Kryemadhi: Vendimi i qeverisë “Berisha” ishte që dekoderat do të paguheshin nga buxheti

73

Znj. Kryemadhi me siguri e keni ndjekur situatën sot në Tiranë dhe në Durrës, për radhët e gjata që u krijua përpara dyqaneve për të blerë dekodera për qytetarët. Cili është qëndrimi juaj për këtë zhvillim? U bllokua sinjali, u lirua pas presionit.
Për mua kjo jo vetëm është e turpshme dhe makabër, por për mua kjo tregon që makutëria nuk ka fund e Edi Ramës, sepse ka një vendim qeverie të qeverisë Berisha, që ka qenë z. Ridvan Bode, ministër i Financave, të cilët kanë marrë përsipër që të paguheshin dekoderat nga buxheti i shtetit. Ka qenë edhe një propozim, nuk e di a e ka realizuar apo jo qeveria Rama nga znj. Milena Harito, për plotësimin e këtyre dekoderave dhe ajo që është më e rëndësishmja, në çdo vend të botës dekoderat janë paguar nga buxheti i shtetit. Sikur, një milionë familje shqiptare të ishin në Shqipëri, që nuk janë 1 milionë, qeveria shqiptarë do paguante 5 milionë euro për të blerë dekodera dhe për t`ia falur të gjithë shqiptarëve. Por, është kaq i pangopur dhe kaq pervers, saqë makutëria e tij shkon edhe tek buka e fukarait. Këtu nuk po diksutohet për të blerë një dekoder që kushton 3 euro, apo 4-5 dollarë dhe tua shesësh 28 mijë lek apo 29 e 30 dollarë apo euro.
Pyetja e fundit për ju sonte është që opozita kishte paralajmëruar gjatë verës aksion të fortë politik në shtator, ku për shumë ishte përkthyer si aksion radikal, me protesta e revolucion. Çfarë e bëri opozitën të ndryshojë mendja po ende nuk i dihet?
Jo, nuk ka ndryshuar mendja opozita. Opozita çdo ditë e më shumë po përgatitet. Opozita çdo ditë e më shumë do fillojë të flasë me emra, çdo ditë e më shumë është e qartë. Nisma e opozitës me dorëzimin e Vettingut për politikanët është hapi i parë , ku në të gjithë ndërkombëtarët po shikohet çdo ditë e më shumë kapjen e shtetit nga krimi i organizuar sepse ne qoftë se PS apo Rilindja, më falni se s`dua të them socialistët, se ata janë më të zhgënjyer se çdo të tjerët, është e gatshme për të bërë Vettingun dhe le të vijë e të thotë PO unë e bëj Vettingun, pastaj ecin procedurat e tjera. Aksioni i opozitës është një aksion që do ta shikoni shumë shpejt dhe nuk do të habiteni.