KE kundër Ramës për shembjen e Teatrit

45

Komisioni Europian ka dalë në një përfundim sa i takon procedurave në lidhje me çështjen e nxehtë në Shqipëri të Teatrit Kombëtar.
Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, nëpërmjet një letëre drejtuar qeverisë në të cilën sqarohet se ligji i depozituar në Parlament bie ndesh me ligjin e prokurimeve. Sipas BE, qeveria nuk ka bërë një garë të hapur dhe se ka zgjedhur firmën që ndërton teatrin e ri vetë, pa bërë asnjë lloj gare e prokurim. Nga BE thuhet se janë prekur disa pika të Ligjit Special.
“Artikulli 74(3) i MSA-së i referohet dhënies së aksesit të barabartë kompanive private që duan të lidhin kontrata, duke u bazuar në Ligjin Shqiptar mbi Prokurimet Publike dhe jo mbi acquis-të e Bashkimit Europian. Ndonëse, në këtë pikë nuk vërejmë asnjë shkelje të MSA-së, Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”, thuhet të letrën e Komisionit Europian.
Në raport bëhet me dije se duhen ftuar edhe kompani të tjera në garë dhe jo të jetë vetëm një, e zgjedhur nominalisht prej qeverisë shqiptare.