Haradinaj garanton qytetarët e Kosovës: Ju siguroj se nuk do ketë as ndarje as lëvizje të kufijve

94

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hradinaj ka folur sot në Parlamentin e Kosovës ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur për bisedimet që po zhvillohen me Serbinë.
Kryeminstri i Kosovës ka garantuar se nuk do të ketë as ndarje të Kosovës dhe as lëvizje të kufijve. “Ju siguroj se nuk do të ketë as lëvizje të kufijvë as ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj ndër të tjera.
Haradinaj ka cituar edhe njëherë pjesëmarrësit në ekipin negociator, duke filluar me kryesuesin, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj zëvendës-kryesues, dhe anëtarët Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi dhe Mahir Jagxhilar.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti ka thënë se nuk marrin pjesë pasi sipas tij kjo është një përpjekje e kryeministrit për ta prishur seancën e orës 10:00 duke shtuar se nuk do të lejojnë askënd të luajë me territorin e Kosovës. Hoti ka shtuar se Kosova tani ndodhet në një krizë politike.
Ndërkohë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se ai ka bërë më shumë punë në ruajtjen e territorit, mirëpo nuk e di më cila formulë është e duhura për opozitën, raporton lajmi.net
“Pak e vështirë për të kuptuar se si do të ecim përpara. Duhej ardhur, mosardhja nuk është zgjidhje. Ne kemi krizë në Kosovë; kemi një gjendje ekonomike jo aq të mirë. Po punojmë për ta konsoliduar Kosovën, jo krizë që ka folur zoti Hoti. Opozita, kishte qënë mirë, ta merrte hisen vet. S’do të ketë ndarje, as lëvizje me kufij, atë e kam kryer vet. Kosova duhet të shkojë në tavolinë, nëse s’e bën Hashimi, sipas opozitës, ja ku e kanë delegacionin tjetër, le ta votojnë. Ne sot e çojmë një porosi se nuk e duam kështu, po atëherë kush do ta dijë çfarëdojmë ne”, ka deklaruar Haradinaj në hollin e Kuvendit.
Në seancë pritet të shqyrtohet propozim-vendimi i Qeverisë për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.