Enrique shuan zërat, ja përse zgjedh vetëm lojtarë të Realit…

95

Luis Enrique iu përgjigjet akuzave për mos zgjedhjen e lojtarëve të Barcelonës për Spanjën.
Enrique ka emëruar njëmbëdhjetëshen e titullarëve të ekipit spanjoll duke përfshirë 6 lojtar të Real-it në ndeshjen ndaj Kroacisë. Trajneri spanjoll ka pasur vazhdimisht akuza se po anashkalon mundësinë për të zgjedhur lojtar nga Barcelona.
Por Enrique ka shuar zërat duke thënë se nuk e mendon fare se në cilin ekip bëjnë pjesë lojtarët kur i zgjedh.
“Nuk e dija ose nuk më intereson, ata janë lojtar të ekipit kombëtar të Spanjës, asgjë më tepër. Ata nuk janë nga njëra skuadër apo nga tjetra. Unë thjesht shoh një fanellë, e ajo është e ekipit kombëtar.”- ka thënë trajneri.
Më pas ka vijuar me komentin e ndeshjes duke thënë se lojtarët e tij realizojnë një lojë të një niveli të lartë dhe i pëlqen ajo që sheh.

Ramos thyen rekordin e Hierros te Spanja
Sergio Ramos, me golin e shënuar ndaj Kroacisë në Elche, u bë mbrojtësi më golashënues në historinë e ekipit kombëtar spanjoll. Kapiteni i Real Madridit me golat e realizuar me fanellën e Spanjës ka mposhtur kësisoji Fernando Hierron, një tjetër ish-mbrojtës i “Los Blancos” dhe trajneri i fundit i “La Roja” para emërimit të Luis Enrique.
Hierro ishte mbrojtësi golashënues i parë në kombëtaren spanjolle, me 13 gola, por që nga e marta rekordin e tij e ka tejkaluar Sergio Ramos (14 gola), i cili ende ka lojëra për të luajtur me Spanjën. Pas Ramos dhe Fernando Hierros janë Maceda dhe Jordi Alba, të dy me 8 gola secili.