Efekti “Ronaldo”, Juventusi fluturon…

49

Ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusi gjatë merkatos së kësaj vere e ka ndryshuar jetën e gjigantëve italianë. E ka përmirësuar atë deri në pikën që aksionet e klubit bardhezi në bursën e Milanos të rriten 62% në muajin e fundit. Një rritje historike, që kap shifrën 86%, nëse marrim si referencë një vit të tërë.
Ndërkohë, indeksi FTSE MIB, i cili përfshin kompani të mëdha italiane, vazhdon të bjerë në javët e fundit (-6.2%) për shkak të kontekstit kombëtar dhe ndërkombëtar. Çmimi i tregut të aksioneve të klubit piedmontes ka pësuar menjëherë rritje, në fillim të korrikut, kur ishte spekuluar mbi ardhjen e CR7.
Pastaj e vijoi këtë trend me njoftimin e nënshkrimit të yllit portugez me 7 herë radhazi kampionët e Italisë, në po kaq vitet e fundit. Falë ardhjes së CR7, aksionet janë tregtuar në një nivel maksimal prej 1.47 eurosh. Regjistrimi i mëparshëm datonte nga 3 janari 2002 dhe ishte në raportin 1.32 euro.
Më vonë se viti 2002 ishte kriza e rëndë për klubin bardhezi, sidomos pas skandalit administrativ “Moggigate”, me rënie konsekuente në aksione. Ato ishin kohë të këqija, që tani janë qartësuar plotësisht, edhe në tregun e aksioneve, me rekrutimin e ish-sulmuesit të Real Madridit.
Për specialistët e bursës së Milanos, sjellja e veprimeve në javët e ardhshme është e pamundur të parashikohet, pasi faktorët e përfshirë dhe rezultatet e ekipit, golat që shënon CR7, çdo skandali mundur me portugezin, kanë ndikim të menjëhershëm. Kapitali i përgjithshëm i klubit të njohur nga Torino, gjithashtu, regjistron nivelet historike, me 1.350 milionë euro, si të dhëna maksimale.