Dybala dëshiron të shkojë tek gjigandët e Europës

28

Barcelona nuk është më e interesuar të nënshkruajë me futbollistin e Argjentinës. Te Juventusi duket se nuk ka më hapësira për të qenë “violinë e parë”, pas ardhjes së Ronaldos, kështu që Paulo Dybala dëshiron të lëvizë për te Real Madridi. Të paktën kështu shkruan “Don Balon”.
I zhgënjyer te “Zonja e Vjetër”, 24-vjeçari e ka kthyer fokusin e tij të së ardhmes për t’u bërë “galactico” tjetër në Madrid. Një transferim i tillë është përfolur si pjesë e dakordësisë mes dy klubeve të kësaj vere, që pa në mënyrë të pabesueshme të vinte në Torino pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, CR7.
Ndoshta kjo marrëveshje ka paraparë një “ndërrim portash” mes dy futbollistëve. Me Ronaldon te bardhezinjtë, bie shkëlqimi i argjentinasit te kampionët italianë. Madje, rrezikohet edhe mundësia për të luajtur titullar, sikurse është parë në tri ndeshjet e fillimit të Seria A, këtë sezon.