Çmendet Rama, shpall armik deputetin e PS që kërkoi protesta kundër krimit në polici, e përjashton

    158

    Rama në një gjendje të rënduar psikologjike shpalli armik të brendshëm të PS deputetin e PS të Kurbinit i cili një ditë më parë paralkajmëroi protesta për shkak të lidhjeve me policisë me krimin.
    Hakmerret Edi Rama, një ditë pas i akuzoi policinë si të paaftë është përjashtuar nga grupi i PS-së deputeti i Kurbinit Gjetan Gjetani.
    Jo më larg se dje deputeti Gjetan Gjetani akuzoi se Policia e Kurbinit është e paaftë dhe ordinere, duke iu referuar dy vrasjeve të fundit që ndodhën në këtë qytet.
    ‘’Sot nuk ka ardhur dhe ka bërë shumë mirë. Ai nuk ka bërë asnjë punë dhe ka kërkuar vetëm ndere për të bërë emërime dhe kërkonte që të emëronte edhe shefa komisariatesh. Ky deputet nuk ka më vend tek ne’’, u shpreh Rama.
    Kryeministri, Edi Ramma, pasi i shpalli luftë të egër atyre që kanë mbetur në administratë nga ish aleatët si LSI, ka pranuar më në fund një fenomen që ka lulëzuar brenda partisë së tij.
    Në Asamblenë Kombëtare të PS që vazhdon punimet Rama lëshoi një deklaratë të fortë për drejtuesit e kësaj partie në rrethe, duke thënë që shumica e tyre ka braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime.
    “Të themi një të vërtetë me të cilën duhet të merremi duke filluar nga e hënë. Në territor partia është larg së qeni partia që duam në sfidat që do kemi më pas, shumica e drejtuesve tanë në territor e kanë braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime. Kjo është e patolerueshme ndaj betimit që ne kemi bërë për luftën për ta çuar tepsinë për skrap. Duhet të nisim menjëherë një proces thellimi për të qenë sa më pranë njerëzve, duke e prishur këtë paqe.

    Shqipëria nuk e ka luksin për të vazhduar të ketë brenda shtetit fole eksplozive për njerëz që nuk meritojnë të marrin rrogën nga taksapaguesit tanë”, tha Rama.
    Ashtu si dje, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur sërish me emra, ndërsa ka sulmuar maxhorancën për lidhjet e saj me krimin.
    Në një bashkëbisedim me gazetarët Basha theksoi se për këta emra, duke nisur nga Çyrbja, Xhafaj apo Sejdini dhe Dako, zgjidhja është vettingu në politikë.
    Po ashtu ai paralajmëroi një aksion të fuqishëm politik.
    ‘Atentat ndaj demokracisë që sot kemi politikanë të lidhur me krimin. Cyrben e xhafajn në parlament ballen në krye të Elbasanit Sejdinin në Durrës Dakon. Për këtë ka vetëm një zgjidhje, vetting i politikanëve.
    Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë. Ministri i policisë mos ketë lidhje me krimin kryeministri mos ketë lidhje me krimin. Ngjarja tronditëse dje në Memaliaj se shteti ka rënë.
    Shqipëria qeveria nga bandit dhe bosët e krimit të organizuar për ti dhënë fund bashkëqeverisjes se Ramës me krimin. Ligji është negociuar një herë. Gjuha e ligjit është identike, e njëjta që është votuar për gjyqtarët e prokurorët.
    E kemi bërë dakordësimin, çfarë kemi propozuar shtohen subjektet, pra të përfshihen politikanët. Ne do e votojmë pro. Ramën pyeteni nëse do e votojë por apo jo. Ai ka vetëm një detyrë mos e bllokojë’, tha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i PD-së, Lulzim Basha.