Berisha i vendos vijën e kuqe Thaçit në prani të Veselit e Limajt

130

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pritur sot në një takim kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe zv.kryeministrin Fatmir Limaj. Në deklaratën e tij para gazetarëve ish-kryeministri shqiptar deklaroi se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të sigurojë paqe në rajon.
Ai përsëri doli kundër presidentit Thaçi, duke deklaruar se askush nuk ka të drejtë të diskutojë për territore.
“Në anën tjetër, ndaj mendimin se integriteti territorial i Kosovës, sovraniteti nuk mund të jetë në asnjë lloj rrethane temë diskutimi. Nuk mundet dhe nuk ka të drejtë askush të hapë diskutim për temën e kufijve. Sikundër personalisht denoncoj me forcën më të madhe përpjekjet e Beogradit për të krijuar të ngjashme me Republikë Srpska-n Kosovë dhe ky është mekanizëm tejet i shpifur për destabilizim”, tha Berisha.
Ai u bëri thirrje partive në Kosovë që të bëhen bashkë dhe ta hartojnë platformën për dialogun me Serbinë.
Këtë situatë e krahasoi me atë të Vjenës.
Ish kryeministri Berisha priti në një takim kreun e kuvendit të Kosovës Kadri Vesili dhe zv/kryeministrin Fatmir Limaj.
Shkembyem mendime te hapura për të gjithë zhvillimet ne Ksoovës, tha ish kryeministri Berisha pas takimit.
Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë është i një rëndesie të madhe jo vetëm për këto dy vende por për rajonin në tërsi, tha ai.
Integriteti territorial i Ksovës nuk duhet të jëtë në asnjë lloj rrethane çeshtje diskutimi, tha Berisha pas takimit me politikanët e Kosovës.
Kjo është një tejetër vizitë e rëndësishme në zyrën e Berishës pas takimit të pak ditëve më parë me Kreun Vetëvendosjes Albin Kurti.