Basha: Vendi në kolaps, dhjetra të zhdukur, s’ka më prokurorë të hetojnë bandat

67

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha nga Vlora sot se, situata e rëndë kriminale në vend nuk merr shprehje më shumë sesa këtu dhe renditi njerin pas tjetrit, si bilancin e një zone lufte, emër për emër, të vrarët dhe të zhdukurit në këtë qark. “Prishja e pazareve të drogës kanë shkaktuar të vdekur dhe të plagosur, midis të cilëve edhe fëmijë”, tha ai.
Basha përmendi faktin se në Vlorë ishte edhe banda dhe baroni i drogës, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, pas bandës së njohur të Habilajve.
Ai theksoi se 18 persona janë zhdukur pa lënë gjurmë, trefishi i personave në çdo qark tjetër marrë së bashku dhe faktet mbahen fshehur nga Policia.
“Dy janë arsyet spe situata është e tillë: sepse Edi Rama deputeti i Vlorës ia dorëzoi qytetin Tahirit, që e bëri drogën me kushurinjtë e tij dhe më pas, Xhafajt, që e bëri me vëllanë e tij.
Ekonomia e Vlorës është në kolaps total, papunësia në nivele rekord, largimi i të rinjve nga vendi është konkurues me atë Fierit. Krimi i organizuar me Edi Ramën e ka shndërruar Vlorën në zonë lufte për kontroll dhe treg midis bandave ku viktimë janë qytetarët, biznesmenët e ndershëm dhe e ardhmja e këtij qyteti”.