Basha-Ramës: Mbaroi koha që të dredhësh bishtin

106

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar dy herë radhazi se është i gatshëm t’i nënshtrohet vettingut në politikë, duke nisur nga ai i pari. Basha i bëri thirrje Ramës që ta votojë këtë ligj dhe mos ta dredhë bishtin.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se, ligji është i negociuar dhe është identik si ai i prokurorëve dhe gjyqtarëve.
“Ligji është negociuar një herë sepse është ligji është identik si ai për gjyqtarët dhe prokurorët dhe ai është miratuar me konsensus. Është e njëjta gjuhë si për sistemin e drejtësisë. Negociatat bëhen për të arritur një gjuhët të dakordësuar. Çfarë mbetet të përfshihen janë politikanët, ne do e votojmë pro. Opozita ka marrë një vendim në Elbasan për ta votuar pro, Ramën pyeteni nëse do e votojë pro ose jo. Ao ka për detyrë ta sjellë në seancë për votim”, u shpreh Basha.
Basha lexoi madje edhe paragrafin e parë të projektligjit të depozituar tashmë në Kuvend nga PD-ja dhe i ka pyetur gazetarët: A ju duket i njohur ky tekst?!
“Ne duam ta pastrojmë Kuvendin menjëhërë. Se çfarë dinamike do të marrë, kjo varet dhe nga faktorët jashtë vullnetit të opozitës. Ky ligj vjen si një vullnet i përbashkët i PD, i aleatëve tanë, i LSI dhe njës ërë partish të tjera opozitare. Ky ligj bëhët për t’iu shërbyer shqiptarëve. Nëse mendoni se PD ulet të bëjë ligje për veten e vet apo bashkëpunëtorët e kryetarit, e keni gabim. I gjithë skalioni i parë i politikës do të përfshihet në Vetingun e politikës”, u shpreh Basha.