Banorët e Librazhdit shpërthejnë ndaj Ballës: Edhe pantallonat të varësh do marrësh ndëshkimin që meriton

179

20 minuta shi dhe rruga e Babjes në periferi të Librazhdit ka dalë jashtë funksioni. Eshte e trishtë se si zona e mrekullueshme, ballkoni i qytetit i quajtur për nga terreni gjeografik pasi pamjet panoramike që ofron me sy të lirë dhe qyteti vështirësohet si në pëllëmbë të dorës.
Taulanti si hipnotizues eshte tallur dhe vazhdon te tallet me banoret e Babjes dhe Spatharit (nuk po flas per veglat e tij ne Bashki se qellon fati te bie ndonjeher edhe telebingo dhe fodulleku te thyen koken) sepse keto fshatra e kane votuar sistematikisht ne cdo zgjedhje te drejta e te vjedhura dhe vetem jane shperfillur sapo kane dale nga kutia e votimit (kalova lumin e te dh… kalin).
Banorët e shume vuajtur dhunohen psikologjikisht nga disa pizevenge qe sdine gje tjeter vetem te mashtrojne duke derguar ndihmen ekonomike shtepi me shtepi dhe duke thene se kush ndryshon kurs apo hap goje per problemet e zonet apo te familjes do i hiqet ndihma ekonomike, a thua valle se sharlatanet i kane dhene shpirtin per te jetuar ketyre njerzeve te shkelqyer.
Pse o te mallkuar per fushate zgjedhjesh vendosni ne dispozicion, paketa ushqimore, para, euro e dollare, fugona e makina te ndryshme per transport votuesish, dergoni fadroma e kamione per te pastruar rruget qe te jene funksionale dhe sapo mbaroni pune duke marre voten zhdukeni e nuk ktheni me koken pas.

Pse o të mallkuar premtoni e nuk beni ate qe thoni apo ecni me versionin se Babjen e Spatharin e marrim sikur Taulanti te vari vetem xhaketen ne ndonje dushk ne mezin e dy fshatrave.
A e dini o të mallkuar se Babja e Spathari edhe pse eshte ballkoni i qytetit eshte ç’populluar dhe rinia e ka braktisur vendin për një rruge, për një shkolle, për një ujësjellës, per kanalet vaditese dhe per pa mundesine e tregtimit te prodhimeve bujqesore dhe atyre blegtorale.
A e dini o te mallkuar qe votat i rrembeni per nje thes miell dhe transportin me makine vetem diten e votimit, qe keto dy fshatra shpetojne po te behet rruga me asfalt nga Librazhdi-Babje-Qershize-Spathar mal- Spathar dhe lidhet me Librazhdin përseri tek ura e Spatharit, pra bëhet unaza, kjo zonë e mrekullueshme jo që nuk ç’popullohet por do behet zona me e frekuentueshme nga qytetaret dhe zona ku do dynden investimet si nga djemtë e zonës emigrante ashtu dhe nga biznesmenë të tjerë duke zbatuar ligjet dhe ekonominë e tregut (kjo është ndihmë reale per banoret dhe jo mashtrimi i herë pas hershëm neë daten e votimit me trastën bosh).
Taulant bashke me sahanlepiresit e tu, populli të ka kuptuar mirë dhe tashme jo vetëm xhakletën të varësh por dhe pantallonat do marrësh ndëshkimin e merituar, të garantoj se s’do të bëjnë me fajde as ninullat as lekët.
Unë jam me ju dhe do të luftoj dhemb për dhemb me hajdutët në pushtet…
Bujar Vreto
Kryetar i Degës së PD Librazhd