“Alo! Griezmann, çfarë vendose?”

42

Diego Simeone, i intervistuar nga “Cadena COPE”, ka folur sërish për telenovelën e verës Griezmann-Barcellona. Trajneri i Atletico Madrid nuk ka pasur kurrë frikë se do të humbiste shërbimet e sulmuesit francez.
“Sinqerisht, nuk e kam imagjinuar kurrë Griezmann me fanellën e Barcelonës, tha argjentinasi që drejton Atletico Madrid. Gjithmonë e kam ndjerë brenda vetes se ai dëshironte të qëndronte me ne. Isha në Los Anxhelos me pushime dhe i telefonova. Ai më tha se donte të vazhdonte karrierën me ne. Nuk kisha përse mos i besoja. Në fund e mbajti fjalën”.

“Pa Ronaldon, Atletico Madrid është në të njëjtin nivel me Realin”
Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid ka mërzitur shumë tifozët, por padyshim ka gëzuar kundërshtarët. Një prej tyre është edhe Diego Simeone, i cili ka pohuar se tashmë Atletico Madrid është në të njëjtin nivel me Real Madrid pas shitjes së CR7.
“Los Blancos” fitoi Ligën e Kampionëve për herë të tretë në sezonin 2017-18, me Cristiano Ronaldon që përsëri ishte shtylla kryesore me 15 golat e tij. Por, portugezi braktisi La Ligën për Seria A, duke iu bashkuar Juventusit për 100 milionë euro në muajin korrik.
Nisur nga kjo, Simeone beson se ekipi i tij, që e mbylli sezonin e kaluar një vend më lart se Real Madridi në La Liga, të cilin edhe e mposhti në Super Kupën e UEFA-s në gusht, është në një nivel me rivalin e drejtpërdrejtë.
“Nga rezultatet nuk jemi më keq se Madridi apo Barca, nga karakteristikat individuale të lojtarëve tanë, po. Pa Cristiano ne kemi arritur nivelin e Real Madridit, sigurisht”, tha Simeone në një intervistë për mediat spanjolle.
Ai ka pasur edhe një koment për Griezmann, i cili gjatë katër muajve të fundit ka fituar Kupën e Botës me Kombëtaren e Francës, por gjithashtu ndihmoi Atleticon të fitojë Europa League dhe Super Kupën. Megjithatë, francezi nuk është pjesë e listës për lojtarin më të mirë të FIFA-s, me Ronaldon, Luka Modricin dhe Mohamed Salah të kandiduar.
“Natyrisht, kjo është zhgënjyese, por është e qartë se Griezmann ishte më i miri në sezonin e kaluar”, përfundoi Simeone.