Vendi është në prag të destabilizimit, qytetarët janë gati në shpërthim

131

Kastriot ISLAMI

Ndonëse shumë analistë e personazhe të rëndësishëm publike i kanë konsideruar të ekzagjeruara përfundimet e mia për Rilindjen, prej më se dhjetë vjetësh vazhdoj të insistoj në analizën racionale e të qetë se Rilindja është ngritur e qëndron mbi tri shtylla themelore:
Së pari, mbi shtyllën e trashëgimisë së regjimit punist të përfaqësuar nga pinjollë të nomeklaturës së lartë drejtuese të diktaturës së proletariatit dhe mbeturina të nomeklaturës së vjetër;
Së dyti, mbi shtyllën e ndërtuar me individë me rekorde të tmerrshme kriminale e kriminelë të nivelit kombëtar apo rajonal e ndërkombëtar, oligarkëve të pasuruar në mënyrë të paligjshme apo duke rrjepur pasurinë publike përmes lidhjeve selektive e të dyshimta me politikën dhe ish-drejtues të institucioneve lukrative të tilla si doganat e tatimet, sistemi gjyqësor, zyrat e dhënies së lejeve të ndërtimit apo licencat; manjatë të medias;
Së treti, mbi shtyllën e individëve pa formimin e duhur arsimor apo me formim të dyshimtë a gjysmak, agresivë, arrogantë e mashtrues në daljet e ballafaqimet publike, praktikues të sjelljeve përverse, dhe përdorues të drogave të forta.
Kjo ide e huazuar nga jashtë është vënë në jetë me rigorozitet nga Edi Rama, i cili është njëkohësisht përfaqësues i denjë i trashëgimisë së nomeklaturës së lartë puniste pavarësisht se përpiqet ta maskojë atë me veshje perversiteti; është individ i lidhur ngushtësisht me krimin dhe kriminelët, ideatori e drejtuesi i oligarkisë në nivelin e kryeoligarkut dhe udhëheqësi shpirtëror i mashtrimit, arrogancës, perversitetit dhe përdorimit të drogave të forta.
Rilindja është organizuar mbi bazën e parimeve të një sekti.
Askush që nuk zotëron cilësitë e njërës prej 3 grupimeve kryesore, nuk pranon të bëjë pjesë në një nga këto grupime apo ti

shërbejë synimeve të këtyre tri grupimeve është i dënuar të përjashtohet nga Rilindja dhe të demaskohet përmes medias klienteliste të paguar me paratë e krimit, korrupsionit, trafiqeve.
Secili grupim ka detyra të përcaktuara si gjatë zgjedhjeve për të blerë vota dhe kërcënuar votuesit ashtu gjatë qeverisjes. Cilido që tejkalon me pretendimet e tij eliminohet. Askush nuk dënohet as për korrupsion, as për vepra kriminale, as për sjellje perverse apo arrogancë e mashtrime, mjafton të respektojë rregullat e sektit dhe të qëndrojë në rresht sipas urdhrave të Ramës e të kupolës.
Në qeverisjen e Rilindjes çdo grupim ka përfaqësuesit e tij dhe përfitimet përkatëse.
Në qeverinë Rama peshë të rëndësishme kanë pinjollët e nomeklaturës komuniste. Por më të besuarit janë mediokrit, arrogantët dhe mashtruesit. Individët me sjellje perverse shërbejnë për ta paraqitur Rilindjen modern në sytë e ndërkombëtarëve.
Roli i kriminelëve dhe oligarkëve ka qenë i rëndësishëm gjatë zgjedhjeve për të blerë vota dhe për të kërcënuar votuesit. Por ky grupim është forcuar gradualisht duke kërkuar privilegje nga pushteti i Rilindjes, duke zënë poste kyçe fitimprurëse dhe duke fituar në mënyrë të paligjshme pasuri përmes tenderave, koncensioneve, lejeve të ndërtimi, marrjes së licencave, e tjerë.
Së fundmi, fuqia e këtij grupimi është rritur në atë masë sa të vendosin nën kontroll edhe kupolën drejtuese të Rilindjes sa të mos përcaktohet qartë nëse Rama e kupola e Rilindjes kontrollohen nga krimi, kriminelët e oligarkët apo Rama drejton oligarkët, kriminelët e trafikantët. Lidhjet e Ramës e të Rilindjes me kriminelët e oligarkët janë shfaqur së fundmi haptas dhe me arrogancë.
Qytetarët e varfëruar duken të frikësuar, të nënshtruar dhe të pashpresë se kjo gjendje mund të ndryshojë. Por duket se gjërat po ndryshojnë me shpejtësi sepse vendi është në prag të destabilizimit dhe kjo vjeshtë me shumë gjasa do të shfaqet si fillimi i fundit të Rilindjes për shkak se qytetarët janë gati në shpërthim por edhe sepse ka ndryshuar edhe konfiguracioni i mbështetjes nga jashtë për Ramën.