Spitali i Vlorës mbushet me të sëmurë, turistët marrin ndihmën e mjekëve dhe nuk pranojnë të shtrohen

158

Të ushqyerit jashtë shtëpisë është shkaku i dhjetëra rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
“Këtë vit kemi pasur goxha fluks të pacientëve, kemi pasur 15 deri në 20 kontrolle dhe deri në 10 vizita ambulatore brenda 24-orëshit”, thotë mjekja.
Mjekët tregojnë edhe problemet nga të cilat preken edhe turistët.
“Pjesa më e madhe e tyre kanë marrë ndihmën e parë në urgjencë dhe nuk kanë dëshiruar të shtrohen”.
Mjeket infeksionistë në Vlorë thonë se shumica e të prekurve janë të rinj në moshë.
“Problemet kryesore kanë qenë të traktit gastrointekstinal, me të vjedhja dhe diarre e temperatura të larta”, thotë mjekja.