Shifrat e një qeverie bastardësh: Në 4 muaj u ndërtuan 2.3 km rrugë me vlerë 12.3 milionë euro

39

Qeveria llogarit se ka ndërtuar 2,3 kilometër rrugë në katër muajt e parë të vitit 2018, të cilat kanë kushtuar 12.5 milionë euro. Të dhënat u publikuan nga Ministria e Financave në një raport për monitorimin e treguesve financiare të Minitrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për 4-mujorin e parë.
Siç shihet nga të dhënat zyrtare 1 kilometër ka kushtuar 6 milionë euro. Nga 2,3 kilometrat e përfunduara 1,4 kilometër është autostradë me katër korsi dhe një kilometër është rrugë e tipit B me dy korsi.
Ministria e Financave raportoi se për grup produktin ndërtimi i Rrugëve janë realizuar fonde në masën 1,628 milion lekë, nëpërmjet:
Ndërtimit të 0.2 km rruge tip A2 me katër korsi (2×2), paraqitet me një realizim prej 20.8% të planit për këtë tip rruge. Vihet re se kostoja për njësi ka luhatje, por nuk paraqiten argumenta lidhur me këtë fakt. Disa nga objektet e rëndësishme, të realizuara nga ky produkt janë:
– By pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, nga loti 8 deri në lotin 11,
– Rruga Kukës-Morinë Loti 2, dublimi,
– Vendosja e mbikalimeve për këmbësorë në aksin Thumanë-Milot dhe Kukës-Morinë.
Ndërtimit të 1.25 km rruge tip A2’ 2×2 me trotuar dhe ndriçim, me një realizim prej 28% të planit për këtë tip rruge. Vihet re se kostoja për njësi ka një luhatje prej 72,000 lekësh për njësi, më shumë se vlera e planifikuar. Disa nga objektet e rëndësishme, që janë në proces nga ky produkt janë:

– Unaza e Re e Tiranës,segmenti Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës,
– Nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë, Rrëshen, Thumanë,
– Unaza e jashtme Tiranë, pjesa verilindore,
Ndërtimit të 0.96 km rruge tip B1’ me dy korsi, m realizim prej 9.4% të planit për këtë tip rruge. Disa nga objektet e rëndësishme, në të cilat punohet me ritme të parashikuara janë:
– Rruga Kardhiq-Delvinë loti1, loti 2, loti3
– Rruga Kardhiq-Delvinë loti 4, loti 5, loti 6
– Rruga Milot-F. Krujë (dublimi i superstradës) loti3
Ndërtimit të 0.96 km rruge tip C2 me dy korsi, me ralizim prej 41.9% të planit për këtë tip rruge. Disa nga objektet e rëndësishme, në të cilat punohet me ritme të parashikuara janë:
– Ndërtimi i aksit Skrapar-Përmet, loti1,
– Përmirsimi i sigurisë rrugore në aksin Kashar-Rinas
– Ndërtim mbrojtja nga lumi km 9+500 rruga e re Milot-Skuraj.
Për grup produktin Rikonstruksion rruge janë realizuar fonde në masën 653 milion lekë, nëpërmjet:
Gjithashtu Ministria e Financave raportoi se u rasfaltuan 9.53 km rrugë TIP C2 me dy korsi. Janë në proces ndërtimi disa objekte të rëndësishme si:
– Riveshje dhe sistemim asfaltim Elbasan-Banjë loti1, loti3+,
– Sistemim asfaltim rruga Tri Urat – Leskovik shtesë punimesh
– Sistemim asfaltim rrugët lidhëse me bregdetin (Llogara-Sarandë) loti1+shtesë punimesh. Etj

“Monitor”