Protestat kundër korrupsionit në Rumani nuk ndalen

118

Pavarësisht prej përplasjeve të rënda gjatë protestatave kundër qeverisë më 11 gusht, mijëra rumunë dolën përsëri në rrugë. Demonstruesit shprehën zemërimin e tyre ndaj veprimeve të policisë, që sulmoi masivisht pjesëmarrësit e demonstratës masive në Bukuresht gjatë së cilës u plagosën më tepër se 450 vetë.
Policia e shpërndau tubimin e së shtunës, ku morën pjesë dhjetëra-mijëra vetë, me gaz lotsjellës dhe me ujë. Sipas raporteve të medias lokale, në demonstratë morën pjesë rreth 50,000 deri në 80,000 vetë, të cilët protestuan kundër korrupsionit në qeveri dhe administratë. Shumë nga demonstruesit ishin rumunë që jetojnë jashtë vendin dhe që kishin adhuar në Bukuresht për të marrë pjesë në protestë.
Fjalë të qarta nga presidenti
Presidenti rumun, Klaus Iohannis, e dënoi dhunën e policisë, që sipas tij kishte qenë e tepruar. “Në një demokraci të vërtetë të gjithë kanë të drejtë të demonstrojnë, por dhuna është e papranueshme, pavarësisht nga pikëpamjet politike”, shkroi ai në faqen e tij në Facebook. Veprimi i policisë kundër protestuesve në kryeqytet ishte “tërësisht jo i përshtatshëm kundrejt mënyrës së sjelljes së shumicës së demonstruesve”.
Socialdemokratët në pushtet duan të zbusin ligjet kundër korrupsionit dhe të transformojnë sistemin e drejtësisë. Kritikët e akuzojnë qeverinë se po hap derën një nepotizmi edhe më të madh në Rumani, e cila konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara të BE. Udhëheqësi i partisë opozitare të qendrës së djathtë PNL, Ludovic Orban, shprehu dyshimin se qeveria kishte futur mes demonstruesve provokatorë të dhunshëm për t’i diskredituar demonstruesit.