Mungojnë 75 milionë USD nga paratë e taksapaguesve, shkurtohen fondet për të përndjekurit, të papunët dhe pagat

92

Kryeministri Rama ka firmosur Aktin Normativ si arnimin e radhës për ekonominë e lënguar të vendit që është futur në një rrugë të vështirë dhe pa vizion. Për vitin aktual mungojnë 75 milionë USD në arkën e shtetit si pasojë e mosmbledhjes së taksave por edhe mbylljes së bizneseve.
Borxhi publik e rendit Shqipërinë ndër 15 vendet me borxhin me te larte. Kontratat koncesionare e kanë rritur borxhin publik në 83 përqind.
Firma e pamëshirshme e Ramës mbi më të varfrit, shkurton fondet për të përndjekurit, të papunët dhe pagat
Sopata e Ramës mbi fondet e investimeve shkurton fondet për rrugët, hekurudhën, menaxhimin e mbetjeve, arsimin dhe rininë, shëndetësinë dhe asistencën.
E vetmja rrugë për të rikthyer edhe një herë ekonominë në binarët e duhura ekonomike është një taksë e shteshtë që do të stimulojë ekonominë dhe do jetë promotori i rritjes së të ardhurave.
Deklarata e Jorida Tabakut
Dy gjëra janë të sigurta në buxhetin e qeverive socialiste dhe mbi të gjitha qeverisë Rama “mosmbledhja e taksave dhe akti normativ”. Këto të dyja janë kolonat mbi të cilat lartohet qeveria e tepsisë Rama, e cila edhe këtë vit dështoi të prodhonte një buxhet real dhe eficent në lidhje me sfidat e ekonomisë shqiptare.
Prandaj, kryeministri Rama ka firmosur Aktin Normativ si arnimin e radhës për ekonominë e lënguar të vendit që është futur në një rrugë të vështirë dhe pa vizion. Sado që kryeministri përpiqet të mbulojnë dështimin ekonomik me arnime të njëpasnjëshme dhe arritje imagjinare ekonomike, e vërteta ulëret të kundërtën.
Për vitin aktual mungojnë 75 milionë USD në arkën e shtetit si pasojë e mosmbledhjes së taksave por edhe mbylljes së bizneseve.

KONSUMATORËT:
Dita ditës paguajnë gjithnjë e më shumë para për ushqime, veshmbathje dhe arsimim, çmime të rritura rreth 20% krahasuar me një vit më parë.
Pagujnë gjithnjë e më shumë për arbitraritetin në shërbimet publike me anë të korrupsionit të përhapur nëçdo qelizë të strukturave shtetërore.
Shqiptarët kërkojnë punë por nuk e gjejnë atë.
Qytetarët po harxhojnë edhe ato pak kursime që kanë vendosur me shumë mund ndër vite, 150 milionë dollarë kanë rënë depozitat e shqiptarëve në vetëm 1 vit.
Për më tepër, e ardhmja vlerësohet e zymtë.
Po sipas Bankës së Shqipërisë, besimi i tyre për të ardhmen është negativ, rënie e besimit me 1.8 pikë përqindje. Kjo rënie ka ardhur si pasojë e:
Përkeqësimit të “situatës së pritur të familjeve”, -3.8pp.
Përkeqësimit të “situatës së të ardhurave dhe shpenzimeve”, -2.6 pp.
Përkeqësimit të “situatës së përgjithshme ekonomike e pritshme në vend”, -0.3pp.
BIZNESET:
Ka rënë besimi në të gjithë sektorët e ekonomisë, rënie besimi prej 9.9 pikë përqindje.
Industria, -3.7 pikë përqindje.
Ndërtimi, -1.9 pikë përqindje.
Shërbimet, -8.9 pikë përqindje,
Tregtia, -3.3 pikë përqindje.

Sipas të dhënave të BSH kredia për investime është në rënie megjithëse norma e interest është më e ulët. Sipas të dhënave nga BSH raporti i kredisë për investime është më i ulët edhe se një vit më parë.
Totali i krediseper bizneset qershor 2018, rezulton te jete 3.7% me i ulet sesa stoku i qershorit te vitit paraardhes (-120 mlndollare).
Kjo situatë e kredisë bie në kundërshti me PPP-të që qeveria ka dhënë deri më sot. Sipas grafikut të PPP-ve bizneset duhet të kishin rritur kërkesat dhe kreditë në raport pasi edhe kostot e PPP janë rritur.
Numri i bizneseve që kalojnë në gjendjen pasiv janë duke u rritur. Sipas të dhënave 45 biznese në ditë mbyllen në Shqipëri ndërsa në total në këto katër vite që janë rritur taksat janë kaluar në pasiv 68.731 biznese.
Korrik 2018 kane kaluar ne status pasiv 1272 biznese, ose pothuajse 65% me shume sesa korriku 2017 (i cili rezultonte 771 biznese).
Janar-Korrik 2018 kane kaluar ne status pasiv 8143 biznese, ose pothuajse 49% me shume sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar (e cila shenontevleren 5568 biznese).
Sic u vertetua, futja ne TVSH e biznesit te vogel (11.500 subjekte), nuk ishte performalizimin e ekonomise, por per favorizimin e disa subjekteve te medha qe operojne ne sektorin e tregtise. Sic vihet re, TVSH e brendshme perperiudhen prill – qershor 2018, rezulton te jete 5.5 milionedollare me e ulet sesa ajo e arketuar gjate te njejtes periudhe te vitit te kaluar.
Kjo shumë sot i mungon buxhetit të shtetit edhe sepse qeveria është treguar e shtrenjtë në bizneset e vogla por tolerante ndaj bizneseve të mëdha, të cilat duke qenë pjesë e tregut oligark tolerohen në kontrollet tatimore, ndërkohë që sot cdo biznes I vogël ndjen kërbacin e qeverisë.
Klima e perkeqesuar e te berit biznes thuhet qarte edhe ne Raportin e DASH, i vili evidenton problemet e korrupsionit, PPP-ve dhe ndërhyrjes së qeverisë në treg që ka larguar investimet e huaja në vend.

Shtresa e ish te perndjekurve politike:
Eshte harruar nga qeveria.
Ne 6 muajt e pare 2018, perkete shtrese jane alokuar 2.3 mln dollare, 4 here me pak sesa planifikimi 6-mujor i cili ishte ne masen 9.4 mlndollare.
Akoma me alarmante qershori. Ne muajin qershor jane paguar vetem 90 mije dollareper kompensimin e kesaj shtrese (20 here me pak sesa planifikimi qeveritar per qershor 2018).

Ky Akt Normativ vjen në një moment ku qeveria gjendet e zbuluar përpara abuzimeve me koncesionet dhe PPP që kanë rritur borxhin publik. Borxh, të cilin qeveria e fsheh duke mos i deklaruar PPP-të si detyrime në kundërshtim me kërkesat e Bashkimit europian. Sakaq, borxhi publik në nivelet aktuale e rëndit Shqipërinë përpara Gjermanisë ndër 15 vendet me borxh me te larte. Shqiperiaeshte e para në rajon per borxhin me 70 perqind dhe nqs llogarisim ketu dhe komtratatkoncesionare shkon me 83 perq.
E vetmja rrugë për të rikthyer edhe një herë ekonominë në binarët e duhura ekonomike është një taksë e shteshtë që do të stimulojë ekonominë dhe do jetë promotori I rritjes së të ardhurave.
Ne besojmë se një ekonomi e qendrueshme arrihet kur qeveria investon dhe nuk prodhon oferta të pakërkuara si e si për t’i dhënë para publike një privati që kurrë nuk bën punën.
Ne besojmë që një ekonomi e lirë, një treg I çliruar nga dara e oligarkisë mundet të prodhojë punësimin, rritjen ekonomike dhe një buxhet më të pasur në të ardhura.
Partia Demokratike beson se vetëm një ekonomi që prodhon mundet të ulë borxhin publik dhe të prodhojë një ekonomi të qendrueshme për vendin.
Ndërsa vendi zhytet në kaosin e pastrimit të parave dhe mungesës së rendit, buxheti I shtetit dëshmon lëngimin e një qeverie të inkriminuar dhe pa vizion. Ka ardhur koha që ekonomia të ndryshojë rrugëtimin e saj dhe ky ndryshim mund të vijë vetëm falë vizionit të Partisë Demokratike për ekonominë dhe shqiptarët.

FJALA E PLOTË E KËSHILLTARIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE, DORIAN TELITI
Performanca fiskale e qeverise rezulton larg pritshmërive dhe kapaciteteve të ekonomisë shqiptare.
Te ardhurat totalerezultojne me mosrealizim prej plot 75 mlndollare (-3.4%), e shkaktuar kjo nga performanca e dobet e tatimeve&doganave te cilat kane shkaktuar nje mungese te ardhurash ne arken e shtetit prej plot 78 mlndollare (-5.1%).
Konkretisht nga doganat mungojne 40 mlndollare, ndersa nga tatimet mungojne 38 mlndollare.
Me ne detaje verehet se:
• TVSH(tregues i konsumit) rezulton me mosrealizim prej 43 mlndollare (-5.9%), ku vetem ne qershor mungojne 14 mlndollare.
• Tatim fitimi (tregues i ecurise se biznesit) rezulton me mosrealizim prej 10 mlndollare (-5.4%).
•Akcizat (tregues i korrupsionit) rezultojne me mosrealizim prej 12 mlndollare (-5.5%), ku vetem ne qershor mungojne 4.8 mlndollare.
•TAP(tregues i punesimit dhe nivelit te pagave) rezulton me mosrealizim prej 10 mlndollare (-5.6%).
• Taksatdoganorerezultojne me mosrealizim prej 2.4 mlndollare (-7.7%).
Te ardhurat tatimore (tatim doganat, pushteti vendor dhe fondet speciale) jane rritur me 3.1% krahasuar me 6-mujorin e vitit paraardhes, nderkohe qe vetem nga rritja ekonomike dhe rritja e cmimeve, te ardhurat duhej te rriteshin me te pakten 6% (pa marre parasysh elementin e permiresimit te administrimit fiskal, gje e cila do kontribuonte akoma edhe me shume ne rritjen e mbledhjes se te ardhurave).

Investimet publike:
Rezultojne 40 mlndollare me te ulta sesa planifikimi 6-mujor, ose 12% me pak. Qeveria ka zgjedhur qe inevstimet publike ti fokusoje vetem ne PPP klienteliste.
Nderkohe qe ka kaluar gjysma e vitit, jane paguar vetem 35% e fondit vjetor te parashikuar per financimin e investimeve publike.
Mosrealizimi i investimeve per 6-mujorin i atribuohet kryesisht muajit qershor, pasi ne kete muaj jane paguar vetem 28 mlndollare investime, nderkohe qe planifikimi mujor ishte 67 mlndollare (-58%).
Akti normativ i ndermarre nga qeveria nuk e permiresonsituaten.
4 gjera jane te sigurta ne buxhetet e qeverise Rama:
Deshtimi ne mbledhjen e taksdave te rritura.
Abuzimet me fondet buxhetore (KLSH).
Shpenzimet e luksit dhe shpenzimet klienteliste.
Perdorimi i akteve normative disa here cdo vit.
Këto të dyja janë kolonat mbi të cilat lartohet qeveria e tepsisë Rama, e cila edhe këtë vit dështoi të prodhonte një buxhet real dhe eficent në lidhje me sfidat e ekonomisë shqiptare.
Prandaj, kryeministri Rama ka firmosur Aktin Normativ si arnimin e radhës për ekonominë e lënguar të vendit që është futur në një rrugë të vështirë dhe pa vizion. Sado që kryeministri përpiqet të mbulojnë dështimin ekonomik me arnime të njëpasnjëshme dhe arritje imagjinare ekonomike, e vërteta ulëret të kundërtën.

Akti Normativ:
• NUK ESHTE REALIST persa i perket parashikimit te te ardhurave (edhe vete qeveria ne relacionin shoqerues te Aktit Normativ, shprehet: “…….administrata fiskale po punon intensivishtper rikuperimin e deficitit…”).
• Nuk do te kete rritje pagash peradministraten publike (buxhetore), hiqet fondi prej 10 mlndollare i planifikuar fillimisht per rritjen e pagave.Eshte harruar rroga e 13 e premtuar nga Rama disa vite me pare.
• Krijohet fond i vecantepershperblimin e pensionisteve ne masen 30 milionedollare(thjeshte perceshtjepropogande, pasi edhe vitet e meparshme qe nuk ka qene ze i vecante, shperblimieshteperballuar nga fondet e ISSH-se).
• Krijohet fond i vecantepershperblimin e familjeve ne nevoje (edhe kjo thjesht per propagande, pasi vitet e kaluara eshteperballuar nga fondi rezerve i KM).
Te ARDHURAT TOTALE praktikisht nuk ndryshojne, pasi rriten me 45 mlndollarepritshmeriteper mbledhjen e te ardhurave nga sigurimet shoqerore dhe shendetesore (perkatesisht +39 mlndollare dhe 6 mlndollare). Ama vlen per tu theksuar se vetem gjate 6-muajve te pare te vitit mungojne plot 75 mlndollare krahasuar me planifikimin fillestar te bushetit 2018.
Te ardhurat nga tatimet & doganatrezultojne me ulje, 45 mlndollare me pak sesa planifikimi fillestar, e shkaktuar kjo nga:
Ø Ulja me 35 mlndollare te te ardhurave nga TVSH (nderkohevetem ne 6 muajt e pare mungojne plot 43 mlndollare (mungese te cilen qeveria e justifikon me uljen e kurseve te kembimit)).
Ø Ulja me 5 mlndollare te te ardhurave nga Tatim Fitimi (nderkohe qe vetem ne gjysmen e pare te vitit mungojne plot 10 mlndollare te ardhura nga ky ze).
Ø Ulja me 5 mlndollare te te ardhurave nga Tatimi mbi te Ardhurat Personale (nderkohe qe vetem gjate 6-mujave te pare mungojne 10 mlndollare te ardhura).

SHPENZIMET:
Rriten me mbi 10 mln dollare shpenzimet operative &mirembajtjes te qeverisjes qendrore. (nuk mjaftonin 18 milione dollare shpenzime luksi).
Pergjysmohet fondi perdemshperblimin e ish te perndjekurve politike. 10 mlndollare me pak do te jepet per demshperblimin financiar te kesaj shtrese te pervuajtur (ishte 20mln dollare ne buxhetin fillestar 2018).
Perinfo: perkete shtrese, gjate gjysmes se pare te vitit jane paguar vetem 2.3 mlndollare.
Ulet me 3 mlndollare fondi perpagesen e papunesise (nga 8 mln qe ishte), me justifikimin se fondi qe mbetet eshte i mjaftueshemper vitin 2018, pasi te papunet po futen ne tregun e punes (po ulet papunesia). Nderkohe qe fondi mund te perdorej shume mire per rritjen e pageses mujore te papunesise.
INVESTIMET PUBLIKE.
1. Nuk ka liste investimesh nga qeveria, duke e bere te pamundur analizen ne projekte te vecanta (cilat shtohen e cilat pakesohen), por mbetemi ne analize te pergjithshme ne nivel programesh buxhetore
2. Ndonese ne nivel total fondet e investimeve publike nuk jane ne ulje (madje jane te rritura me 5 mlndollare), verehendisa programe buxhetore qe rezultojne me ulje fondesh buxhetore, perkatesisht:
Ø Ulen me 5 mlndollare fondet per investimet e “rrugeve nacionale” (-2.2 %).
Ø Ulen me 6.6 mlndollare investimet ne “sistemin hekurrudhor” (-78 %).
Ø Ulen me 5.5 mlndollare investimet ne “manaxhimin e mbetjeve urbane” (-21.4 %).
Ø Ulen me 0.7 mlndollare investimet ne “arsimin baze” (-4 %).
Ø Ulen me 0.4 mlndollare investimet ne “arsimin e mesem” (-4 %).
Ø Ulen me 0.4 mlndollare investimet ne “arsimin universitar (-8%).
Ø Ulen me 0.8 mlndollare investimet ne “fondet e shkences” (-50 %).
Ø Ulen me 0.7 mlndollare investimet ne “zhvillimi i sportit dhe rinise” (-23 %).
Ø Ulen me 1.1 mlndollare investimet ne “kujdesin paresor” (-15 %).
Ø Ulen me 1.4 mlndollare investimet ne “kujdesin dytesor” (-8 %).
Ø Ulen me 0.1 mlndollare investimet ne “sherbiminkombetar te urgjences” (-4%).
Ø Ulen me 0.3 mlndollare investimet ne “perkujdesin social” (-17 %),