Haradinaj shpërthen kundër Albin Kurtit: Eshtë një ordiner, po i ikin edhe të vetët

84

Ditë më parë, lideri i VV-së, Albin Kurti kishte komentuar deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj bërë për prokurorin Elez Blakaj. Haradinaj, Blakajn e kishte quajtur “hajn” dhe “pishpirik” dhe lideri i VV-së kishte thënë se kryeministri më këto komente Blakajt ia kishte kontenstuar qenien e një qytetari.
Po ashtu Kurti i kishte dalë në mbrojtje Blakajt dhe kishte thënë se Kosovën në mjerim e kanë quar, Haradinaj, Veseli dhe Thaçi.
Sot në një intervistë Rtv21, kryeministri Haradinaj, liderin e VV-së, Albin Kurtin e ka quajtur hajn dhe mashtrues. “Do që po e mbrojnë ligjin si rasti i Albinit i cili se ka hup asnjë shancë për me e ofendu rendin dhe ligjin, ai nuk ka respektu gjykatë e lemo prokurorë dhe tash po e mbron një prokuror i cili i ka dhonë një goditje sistemit të cilin Albini po e mbron e të cilin e ka refuzu”, tha Haradinaj.
Tutje Haradinaj ka thënë se nëse dikush në këtë vend që prej 99’ i ka dhënë mundësi ligjit vendorë dhe ndërkombëtarë është ai, kurse për kundërtën e kësaj, që e ka ofenduar vendin Haradinaj ka thënë se ai është Albin Kurti.
“Sa a është hajn Albini, ai është hajn, ai është një mashtrues, ai është një ordiner, ai i ka mashtru njerzt e vet deri sa e kanë marrë vesh dhe sot s’janë me to. Nuk mundet një njeri si ai dhe disa njerz që po dalin në rrugë me ndal Kosovën , mund të kenë edhe agjenda tjera”, tha Haradinaj.