Haradinaj, Ramës dhe Hahn: Kosova e ka kufirin me Serbinë, nuk do të ketë dizajnim

82

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili ndodhet në Durrës në takimin me liderët rajonal ka dhënë një përgjgije të qartë sa i përket kufijv e të Kosvës.
Ramush Haradinaj në konferencën e përbashkët me homologët e tij por edhe të komisionerit Johannes Hahn ka folur për problemet që ka Kosova ku mungesën e lëvizjes së lirë dhe vështirësitë e qarkullimit të qytetarëve të Kosovës në Serbi dhe Bosnjë.
Por Haradinaj nuk la pa prekur edhe temën më të ndjeshme të momentit, atë të “korrigjimit të kufijvë” mes Serbisë dhe Kosovës.
Kryeministri i Kosovës e tha qartë që nuk ka dizajnim të kufijve të Kosovës.
“Kosova po e kryen pjesën e vet për njësimin ekonomik dhe po e ndihmon Ballkanin mund t’ju them se i kemi disa vështirësi, lëvizja e lirë, kemi ende problem në qarkullim nëpër Serbi, me qarkullin në Bosnjë, ajo që e kemi më lehtë marrëdhënia e jonë për dy ekonomitë Kosovë-Shqipëri. Do ti finalizojmë heqjen e burokracive doganore. Por një tjetër temë që po përmendet për kufijtë. Kosova i ka kufijtë e vet, i ka me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë por edhe me Serbinë, nuk do ketë ndonjë dizajnim por ti respektojmë këta kufij që kemi”, tha Haradinaj.
Ndërkohë menjëherë pas fjalës së Haradinajt Rama mori mikrofonin dhe nuk tha asnjë fjalë për çështjen më të ndjeshme të momentit në Kosovë, por devijoi bisedën në tema të tjera.
Ky reagim i Haradinajt vjen pas intensifikimit të përpjekjeve të presidentit Hashim Thaçi për të çuar përpara idenë e tij për t’i lëvizur kufijtë.
Më herët është raportuar se propozimin e korrigjimit të kufijve që shihet si ndarje e Kosovës, e ideuar nga Thaçi dhe Aleksander Vuçiqi, përkrahet edhe nga Edi Rama.