“Çmendina e madhe” e dyshes Rama-Veliaj

96

Orjola PAMPURI

Nese ne nje dite te vetme hesht, nuk degjon e lexon brockullat e lajmet e sajuara me porosi te kryeministrit apo me montazh te posaçem te Velise, sigurisht do kthjellohesh dhe do te kuptosh ne te vertete realitetin e cmendur ku po jetojme. Jemi nje vend me popullsi te vogel por bema e fatkeqsi te medha.
Vetem brenda muajit gusht ndodhin 5 vetevrasje, nje shifer e frikshme, e nese shkon me tej shume prej ngjarjeve mbahen te fshehta e nuk deklarohen si vetevrasje, tentativat per vetevrasje gjithashtu jane nje incentive e rendesishme dhe fatkeqsisht rralle regjistrohen, dhe me e keqja eshte se raste te tilla nuk ndiqen apo nuk mbahen nen kontroll per te shmangur perseritjen.
Personat me probleme te shendetit mendor enden neper rruge, kjo shpesh, sepse familja nuk mund te perballoje rezistencen e sjelljeve patologjike te tyre. Por pyet njeri ne kete shtet sa te rrezikshem jane ata per komunitetin, sigurisht jo te gjithe, por ne varesi te patologjise mendore, disa prej tyre mund te perbejne risk teper te madh. E vetmja gje per te cilen ka folur ministra e shendetesise persa i perket kesaj ceshtjeje jane 4 qendrat komunitare, te cilat pervec mjekeve e psikologeve te cilet kryejne detyren me profesionalizem, por me kushte te veshtira nuk ka permendur asgje tjeter.
OBSH ka deklaruar qe ne vitin 2021, depresioni do te jete i pari ne l8sten e patlogjive qe do te prekin me shume popullaten ne Bote.

Para shume vitesh kur eshte bere nje deklarate e tille, viti 2021 na dukej larg, por tani eshte ne prag dhe indiciet e vertetojne nje deklarate te tille. Por serish asnje mase parandaluese, asnje mase edukuese, asnje mase per permiresimin e kushteve spitalore. Nese shkon nje dite te vetme ne spitalin Psikiatrik ne QSUT, sigurisht askush nuk do te donte qe i afermi/ja e tij/saj te afrohej e jo me te diagnostikohej e te shtrohej.
Nje godine jo e denje per mjeket te cilet bejne nje pune heroike ne ato kushte e me ato rroga qe kjo qeveri i ofron, dhe jo e denje gjithashtu per pacientet, familjet e te cileve hezitojne t’i rehabilitojne aty pikerisht per shkak te atyre kushteve. E si pasoje perballemi me ngjarje te renda te cilat variojne nga demtimi i vetes, vetevrasja e deri tek demtimi i te tjereve, sic kane qene masakrat horror qe kemi degjuar deri ditet e fundit. Sa qendra rezidenciale ditore jane ndertuar? Sa qendra kurimi e rehabilitimi jane ndertuar? Sa spitale Psikiatrike ne vend jane ndertuar? Kush e ofron sherbimin ne rrethe dhe sa cilesor e profesional eshte ky sherbim? Ka nje regjister kombetar per prevalencen e patologjive mendore ne vend me qellim hartimin e nje strategjie kombetare per trajtimin e tyre? Sigurisht pergjigjia e seciles prej pyetjeve eshte JO.
Pyetjet e mesiperme jane dhe thelbi i mbajtjes nen kontroll te situates, por deri sot askush nuk ka dashur t’ia dije per kete sektor e ceshtje delikate e cila po ben kerdine.

Jam e sigurt qe me parate e check- up- it, palmave e cmendurive te tjera te kryeministrit e kryebashkiakut, situata do te ishte nen kontroll.
Po si mund te mbahet nen kontroll ku mjeket specialiste sa vijne e pakesohen, kjo pasi nga njera ane eshte faktori moshe, pra pensioni e nga ana tjeter largimi i tyre ne vende te tjera ku marrin motivimin e merituar, ate qe nuk ia vleresuan kurre ne vendin e tyre, madje shteti i tyre qe ne Universitet u tregoi drejtimin me ane te linkut qe i ofroi per te aplikuar ne Gjermani. Po ashtu edhe me infermieret, duke hapur disa godina grumbullimi ku i nis ne Gjermani, kjo nje strategji per te ulur numrin e papunesise, kerkesat e tyre, te cilet do te pengonin kontraten e chek-up-it, pasi shume mjeke me pak para ne buxhet per t’i dhene klientes se pseudo check-up-it.
Jemi vendi me numer me te vogel mjekesh 1.1 mjek ne 1000 banore, Maqedonia 3.5 mjeke per 1000 banore, ndersa vendet Europiane 4.5 mjeke per 1000 banore. E si mundemi ne te mbajme nen kontroll patologjite mentale, kush do ti mbaje? Pathologu, nefrologu, kardiologu? Njeri nga keta mund te gjendet ne spitalin rajonal te nje qarku, per psikiater duhet te dundesh ne korridoret e QSUT.
Por nese kryeminstri qethet live qe te zhvendose vemendjen nga cmendina qe po pergatit cdo dite per qytetaret, e kryabshkiaku llafazan pozon e flet ne delir per ate qe po ben per te permiresuar situaten e veteofruar kaotike ne vend, nderkohe nga ana tjeter Tirana po helmohet nga ajri i ndotur i djegies se plehrave te Sharres, nga shperthimet e bombulave ne cerdhe e shume bema tjera, sigurisht qe cdo ngjarje e cila lidhet me shendetin mendor nuk perben risi pasi eshte e nxitur e mbeshtetur nga vete kjo qeveri.