Basha: Rekordi i ri i bandës së hajdutëve

108

Lulzim Basha bën fajtore qeverinë për mbylljen e bizneseve. Në një postim në “Tëitter”, ai thotë se në vitin 2018, 45 biznese mbyllen çdo ditë dhe për këtë sipas tij është përgjegjëse Rilindja.
Sipas Bashës sa më gjatë të qëndrojë kjo qeveri aq më keq do jetë për vendin.
“Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Basha duke postuar edhe një video.