Zonja që di ti thotë pushtetit vetëm; “si urdhëro”!

110

Endri HASA

Meqenese Ulsiu, ka shpallur diktaturën dhe nuk i le deputetët të bëjnë pyetje po ja bëj publikisht pyetjet që kisha pë zonjën Marku.
Zonja PPP, gjatë kësaj kohe që ju jeni në Krye të Prokurorisë, a keni vënë re ju, si një “profesioniste e vërtetë”, siç e keni cilësuar veten, mbi probleme të ligjeve të miratuara në kuadër të Reformës në Drejtësi. Kujtoj këtu, që në prezantimin që ju bëtë përpara Komisionit të Ligjeve, më datë 13 Dhjetor 2017, ku Ulsiu të dëgjonte, pasi të kishte siguruar marrëveshjen me Edi Ramën për të të zgjedhur Kryeprokurore, keni thënë shprehimisht:
“Jam njohur me ligjet në kuadër të reformës në Drejtësi, dhe, për hir të së vërtetës, nuk kam konstatuar problematika në ligjet pjesë të paketës së reformës në drejtësi” . (faqe 23)
Kështu keni thënë ju pasi i kishit studiuar me vëmendje ligjet.
Tani unë do ju citoj një paragraf nga një vendim i Gjykatës së Lartë, nr. 13, datë 04.04.2018, por që është zbardhur në fund të Majit, ku theksohet se:
“Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se dispozita kalimtare e Kodit të Procedurës Penale nuk është e qartë, është kontradiktore dhe e paplotë. Kjo mangësi në mënyrën e formulimit të saj ka lënë vend për interpretime të ndryshme nga praktika gjyqësore e tre shkallëve të gjykimit. Jo vetëm kaq, por Kolegji vlerëson se legjislatori ka ndryshuar disa herë qëndrim mbi atribuimin e kompetencës lëndore penale gjatë fazës tranzitore nga hyrja në fuqi e ndryshimeve të vitit 2016 të Kushtetutës, tek Ligji nr. 95/2016, tek Ligji nr. 70/2017 dhe deri tek Ligji nr. 35/2017. Rregullimet jouniforme të ligjit për mënyrën se si do të ushtrohet juridiksioni penal i prokurorisë dhe i gjykatave deri në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë penale ka shkaktuar pasiguri dhe mungesë koherence në mënyrën se si prokuroritë dhe gjykatat kanë interpretuar dhe zbatuar ligjin. Kjo mungesë koherence në hartimin e dispozitave tranzitore fillon me kontrastin e nenit 285 të Ligjit nr. 35/2017 me nenin 57 të Ligjit nr. 95/2016 dhe përfundon me kontrastin e rregullimit të pikës 1 me pikën 4 të nenit 285 të Ligjit nr. 35/2017 dhe me pamjaftueshmërinë e rregullimit tranzitor normativ.”.

E dini ju pse e ka thënë këtë Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë këtë?
Sepse prokurorët, vartësit tuaj, kishin filluar prej disa muajsh, bënin ping pong me çështjet penale, luanin “e ka kush e ka”, dhe hetimet shkonin sa tek një prokurori tek tjetra, sepse secila thoshte nuk jam unë kompetente, por është ajo prokuroria tjetër. Ajo prokuroria tjetër thoshte, jo nuk jam unë, është ajo tjetra. Dhe kush përfitonte nga kjo situatë? Krimi i organizuar znj. PPP, që nuk e hetonit dot, se prokuroritë luanin “e ka kush e ka”. Dhe kjo paqartësi dhe ping pong midis prokurorive ka ndodhur për shkak të pasaktësive në ligjet që ka miratuar shoku juaj Ulsi.
Tani, unë kam disa pyetje:
E para, ka të drejtë Gjykata e Lartë në këtë konstatim që ka bërë?
A ishte problem i shkaktuar nga ligji ky ping pong, apo ishte sajese e prokurorëve, vartësve të tu. Nëse ishte sajesë, sepse ligjet e Ulsiut dhe shokëve të partisë i kanë shkruar mire, a keni nisur ju ndonjë procedim disiplinor ndaj një prokurori për këtë shkak?
E dyta, po në seancën e datës 13 Dhejtor 2017, ku ju shpalosët përpara Ulsiut platformën historike të drejtimit të prokurorisë nga ana juaj, jeni shprehur se:
“Do të bëj të mundur, që nëpërmjet urdhrave dhe udhëzimeve, të kuptohen dhe të zbatohen drejt dhe me uniformitet dispozitat e ligjeve, pjesë të paketës së reformës në drejtësi, si dhe dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar.”. (Faqe 23)
Pyetja që kam unë është:
Pse nuk ndërhytë ju me udhëzim të përgjithshëm që prokurorët të kuptonin në mënyrë uniforme Kodin e Procedurës Penale, por lejuat që të zhvillohej prej muaj ai ping pong?
Pse pritët ju që ta zgjidhte me vendim njësues Gjykata e Lartë, dhe nuk ndërhytë që ta zgjidhnit ju, që të paktën prokuroritë të ishin të qarta dhe ta zbatonin ligjin të gjitha njëlloj?

Pse nuk e mbajtët ju premtimin që i dhatë Ulsiut kur ju zgjodh,i që do nxirrje udhëzime të përgjithshme për të siguruar uniformitetin e kuptimit të ligjit?
Apo kishit interes që hetimet nga personave që kishin kryer vepër penale, të sorollateshin sa në një prokurori në një tjetër. Ndërkohë që hetimi nëse ka një element të rëndësishëm që garanton suksesin, është shpejtësia në hetime dhe veprimi i shpejtë që të mos prishen provat dhe faktet e çështjes?
A e favorizuat ju krimin e organizuar, duke mos ndërhyrë për të zgjidhur situatën? Kujt i interesonte gjithë ky destabilitet?
Kujt i shërbente ping pongu?
E treta, mosndërhyrja juaj, ishte paaftësi apo mosveprim me dashje?
Ju në seancën dëgjimore të 13 Dhjetorit deklaruar gjithashtu që:
“Zgjodha të jem pjesë e garës, pasi e shoh prokurorinë në kaos dhe kam aftësinë të mundësoj funksionimin normal të të gjithë sistemit deri në krijimin e KLP-së dhe të Prokurorisë së Posaçme.”. (Faqe 20)
Çfarë keni bërë ju këto 8 muaj për të eliminuar kaosin?
Prokuroria sot është më shumë se kurrë në kaos. Emëron një drejtues prokurorie (Durrës), pas 2 muajsh e heq nga aty dhe e çon tek krimet e rënda. Emëron drejtuesin e prokurorisë në Elbasan, pas 2 muajsh ikën ai, e sjell prokuror në Tiranë. Këtë e quani eliminim të kaosit.
E mban mënd çfarë ke thënë në 13 Dhjetor 2017???
“Nuk do të ketë komandime pa kriter të prokurorëve, sa në një prokurori, në tjetrën, në mënyrë që në sistem të ketë stabilitet, pasi çmoj se ky i fundit ndikon direkt në cilësinë e punës së prokurorëve.”. Kështu ke thënë e ke ne faqen 21.
Ju keni bërë krejt të kundërtën. Komandime pa kriter, lëvizje brenda muajit nga një prokurori në një tjetër, ndryshimin e drejtuesve dhe komandimin e shokëve dhe shoqeve të tua, të Ulsiut apo Ermonelës.

E fundit pyetje që kam është kjo: Po në seancën dëgjimore me Ulsin në 13 Dhjetor 2017, keni deklaruar se:
“Do të përfaqësoj me dinjitet dhe me integritet moral dhe profesional, institucionin dhe do të mbaj marrëdhënie korrekte ligjore me të gjitha institucionet ligjore, si dhe me partnerët ndërkombëtarë.”. (Faqe 21)
Në fakt ju e kishit një provë për ta realizuar këtë. Seanca juaj tek organet e vettingut, të cilat jo vetëm nuk i respektuar, sepse u fshehët dhe nuk shkuat, por injoruat edhe përfaqësuesit e ONM, që ishin përgatitur të bënin me ju një diskutim profesional (pra t’ju bënin pyetje profesionale, siç ia njeh të drejtën ligji). Ai këtë fshehjen tuaj nga vettingu e quajti si mungesë lidershipi.
Në fakt, çfarë lidershipi keni treguar ju gjatë kësaj periudhe, ku e vetmja formë lidershipi që tregoni është pritja për 30 min në paradhomën e Fatmir Xhafajt, derisa ai të mbaronte kafen në zyrë me Ministren Gjonaj, dhe më pas mbajta shënim në bllok të porosive që jepet ai në mbledhje. Lidership është ky?
Dhe si konkluzion të sa më sipër Ulsi, po të drejtohem ty, sepse nuk pres përgjigje nga Ajo, rezulton se zonja PPP, nuk ka zbatuar asnjë nga ato që ti i kishe dhënë të lexonte në seancën ku prezantonte kandidaturën për prokurore të përgjithshme. Përgjegjës për këtë je ti, se ajo zonja atje, nuk di as çfarë bën dhe as çfarë thotë. Vetëm “si urdhëro” di të thotë ajo.
Dhe sa kohe ajo di te thotë vetëm “SI URDHERO, EDI RAMES DHE TY ULSI, KRIMI I ORGANIZUAR NE SHQIPERI KA FESTE”. SA KOHE AJO ZONJA PPP TE JETE NE DETYRE, VETEM HETIME POLITIKE DO KEMI, VETEM NDJEKJE NDAJ KRIMEVE ORDINERE DO KEMI, VETEM BANDAT QE GRABISIN BYREKTORET DO NDIQEN PENALISHT. KRIMI I ORGANIZUAR, TRAFIKU I DROGES, KORRUPSIONI I EDI RAMES DHE 15 APO 75 HAJDUTEVE TE TIJ, ESHTE NE FESTE. FESTONI SE NUK KA PER TJU GJETUR ASGJE. GRABISNI SA TE MUNDENI SE KENI GARANCINE E SAJ, NE KEMBIM TE VOTES QE I KENI DHENE, ME URDHER TE EDI RAMES.
Duhet tja thuash ti Ulsi tani se çfarë te thotë sic bëre në cdo moment dhe sot. Ose me sakte thuaj qe fajin e ka opozita, se ju doni Reformën ne Drejtësi dhe kjo që unë sapo përshkrova ka ndodhur ne një shtet tjetër, se ne Shqipërinë qe do Edi Rama, vështirë qe situata te jete e tille: Me reforme ne drejtësi te miratuar, por me prokuror te përgjithshëm politik dhe tërësisht ne shërbim te korrupsionit dhe krimit te organizuar.