Shansi i fundit për Arta Markun përballë kryeministrit fajtor

109

Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ka bërë thirrje Prokurores së përgjithshme të Përkohshme, të çojë para drejtësisë kryeministrin Edi Rama, i vetëpaditur për çështjen e audiopërgjimit të Agron Xhafajt.
Vasali shkruan në një postim në Facebook se, ky është çasti i fundit që Marku të çojë në vend dinjitetin dhe integritetin e institucionit që ajo përfaqëson.
Postimi i Vasilit
Shansi i fundit per prokurorine perballe kryeministrit fajtor.
Prokuroria ka perpara proven e fundit per te ndryshuar dicka nga integriteti i saj i tronditur rende duke cuar perpara drejtesise kryeministrin e vetpaditur ne ceshtjen e audiopergjimit te Agron Xhafes.
Pas turpit dhe fajit shume te rende te prokurorise, qe mbylli dosjen e kryeministrit kur ai ne 25 qershor i beri thirrje policise te flakte uniformat dhe te bente vota per partine socialiste,sot eshte shansi i fundit qe prokuroria te ruaje kegjitimitetin e saj.
Qendrimi i deritanishem i prokurorise dhe prokurores se pergjithshme qe kane bere shehtan budallane sikur s’shohin,sikur s’degjojne dhe sikur s’kuptojne eshte nje qendrim i paligjshem dhe i denueshem, qe e ben ate te rreshkase drejt ilegjitimitetit.
Ky eshte shansi i fundit.
Kryeministri u vetdenoncua publikisht dhe hapur duke thene se ka bere ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes dhe i ka rezultuar manipulim.

Ka disa pyetje te medha qe ndajne ligjin nga antiligji dhe qe ndajne gjithashtu se ne cilen ane eshte vendosur prokuroria.
Ja pyetjet pa pergjigje:
1.Videon e kishte vetem prokuroria ku u depozitua.Ku e gjeti kryeministri videon,a mos prokuroria ja dha atij???
2.Pse kryeministri ben hetime kur prokuroria tashme kishte filluar hetimin???
3.Me cfare fondesh u be hetimi nga kryeministri??
4.Pse nuk e coi kryeministri kete prove ne prokurori???
6.Pse prokuroria nuk ja kerkoi kete prove kyçe kryeministrit???
7.Pse prokuroria me tu njohur me deklaraten publike te 16 majit te kryeministrit nuk filloi hetimet kryesisht???
Keto jane pyetje te pakapercyeshme.
Çdo mbrojtje e metejshme e prokurores se pergjithshme dhe e prokurorise per kryeministrin do te thote inkriminim i tyre pa kthim dhe ndeshkimi per ta eshte i pashmangshem.

LSI: Ramën dhe Manjën i ka kapur frika
Deputeti i PS, Ulsi Manja, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, urdhëroi sot në mënyrë antiligjore mbylljen e mbledhjes së këtij komisioni, gjatë kohës që ishte duke raportuar Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.
Menjëherë pas këtij veprimi të manjës, deputetët e opozitës kanë denoncuar këtë ngjarje si shkelje flagrante të ligjit dhe Kushtetutës.
Deputetja e LSI-së, Silva Caka, deklaroi se manja dhe Rama nga frika po kërkojnë t’i mbyllin gojën në çdo mënyrë opozitës. Sipas saj mbyllja e mbledhjes erdhi në një kohë kur Marku duhet tu përgjigjej pyetjeve të opozitës.
Ndërsa pyetjet që kishte opozita dhe LSI për prokuroren Marku, Caka i ka bërë nga selia e Lëvizjes socialiste për integrim.
‘Duke shkelur me të dyja këmbët rregulloren e Kuvendit, Manja mbylli në mënyrë të paligjshme mbledhjen ku raportonte Marku. Deputetët kishin një mori me pyetje, por manja pasi pas se Marku po u u përgjigjej me nuk e di, në shkelje të çdo rregulloreje, vendosi të mbyllë mbledhjen, pa u ezauruar çështjet. Frikën e Ramës dhe pushtetit të tij po e shohim çdo ditë.
NGA LSI po i drejtojmë pyetjet Markut për abuzimin e ministrit Gjiknuri me fondet, për konçensionet, pse prokuroria mbylli çështjen që LSI e ngriti si Padi ndaj Ramës për thirrjen që u drejtoi policëve që të hiqnin kapelet dhe të kërkonin votën për PS-në? Një tjetër pyetje ka të bëjë me kuksianët. A bie dakord prokurorja për proceduarat e arrestimit të kuksianeve?
Ne do të kërkojmë që të thërrasim edhe njëherë Arta Markun në Komision për t’iu përgjigjur pyetjeve’, tha Caka.