Republika Zombi

111

Lisandër HOXHA

Ndihem çuditshëm sa herë që shoh lajmet e ditës së vendit tim.Ndihem ndryshe sa herë që bëj biseda të shkurtra politike me ndonjë të panjohur krejt rastësisht. Pyes veten mos jam në një vend tjetër apo vërtet jam lindur e rritur këtu? Më bën përshtypje, mbi të gjitha, humbja e sensit të drejtësisë që ky komb ka patur. Ndër breza shqiptarët janë të njohur në botë për vlera të larta morale si: besa, drejtësia, të cilat ngjasojnë me kodet kalorsiake të mesjetës,e ndërsa sot kemi një pajtim total me të keqen, pajtim deri në nënshtrim. Një histori lodhëse dhe shterp ngjan kalvari i ngjarjeve të vendit tonë këto 28 vite, por në fakt nuk është ashtu. Në fakt, e gjithë kjo tragjedi politike ka ndodhur vetëm për një shkak, nënshtrimi. Qafëulja është vrasësi içdo të drejte që duhet të kishim përfituar.Është shkaku i vetëm i keqqeverisjes dhe papërgjegjshmërise.Është barut për zjarrin e tiranisë. Këtë, të dashur shqiptarë, e kemi ushqyer vetë me indiferencën tonë. Sa herë që shohim një padrejtësi, nëse e lëmë atë pa ndëshkuar, qiejt do të shkunden deri sa drejtësia të vihet në vend. Me të tillë proverba popujt kanë arritur të jenë shoqëri të suksesshme, ndërsa ne sot i shkelim syrin zullumqarit. Larg o zjarr nga prapanica ime,pa s’ka gjë për komshiun!Ky është modeli i dështimit dhe i nënshtrimit. Shpesh herë e pyes veten: A jam rebel dhe antikonformist apo jam i marrë dhe kërkoj marrëzira me të tilla ide? A jam unëi ndryshëm apo jeni ju zombi që ju kanë injektuar vaksinën e nënshtrimit dhe nuk ngriheni të shkelni me këmbë ata që u tallin? Po si mundet në një shtet që prodhon naftë t’i shesëatë qytetarëve disa herë më shtrenjtëse edhe fqinjët tanë që blejnë naftën tonë?! Dhe ju rrini, e blini, shtrëmbëroni buzët, ndoshta komentoni në rrejtet sociale me ndonjë profil të rremë dhe kaq, vetem kaq! Ju shkoni për t’u kuruar dhe nuk gjeni asnjë ilaç në spitale dhe pasi i blini të gjitha vetë u vjen koordinatori lokal për bashkë qeverisjen dhe u thotë se e kemi shëndetësinë falas dhe ju rrini, nënqeshni dhe ulni kokat.
Ju vjen fatura e energjisë dhe ju faturojnë edhe afrofe sipas dëshirës dhe ju nuk e gjeni kurrë të drejtën edhe nëse ankoheni, por ju paguani në heshtje dhe dorëzoheni. Ju marrin pronën dhe ju nxjerrin nga banesat pa asnjë dokument dhe ju heshtni. Ju lënë pa ujë të pishëm dhe ju i luteni.

Kjo mua me duket republika zombi, të dashur shqiptarë! Ne nuk jemi aspak europian dhe të qytetëruar, por jemi kthyer në përbindësh të nënshtruar ndaj cilitdo që dëshiron të na dhunojë. Në asnjë vend normal me njerëz normal nuk shoh anormalitete si këto që na ndodhin neve. Për pasojë kemi krijuar një klasë politike qeverisëse, e cila në masë të madhe përbëhet nga matrapazë, të pabesë, të papërgjegjshëm dhe aspak patriot, fodull dhe injorant, kriminel e dallaverexhinj, të cilët të shokojnë me zullumet e tyre që i bëjnë hapur,a thua se po na reklamojnë zotësi dhe jo vjedhje. Kjo shoqëri, ky brez duhet të shkundet nga themelet sepse po krijojmë steriotipe të rrezikshme si modele suksesi dhe sot çdo adoleshent shqiptar nuk kërkon më të jetë një mjek apo shkencëtar, por dëshiron të jetë kriminel, pronar kazinosh, deputet apo shkurt fare nje hajdut. Po ku shkojmë ne nëse të gjithë mendojmë se të vjedhim njeri-tjetrin është një gjë e mirë? Ku shkojmë ne nëse e ndajmë në parcela kanabisi këtë vend sipas zonave të influencës së grupeve sunduese? Edhe sa kulla mbajnë mushkritë tona që të kënaqet ego korruptive e krimit dhe keqqeverisjes? Edhe sa zullume do të durojmë? Unë e kam gjetur përgjigjen, do të durojmë çdo gjë deri ditën që do të ngrihemi dhe do të përmbysim të keqen duke mos e lejuar atë të kthehet më kurrë. Kjo do të ndodhë ditën kur shqiptarët të zgjohen, qytetarë dhe nënshtetas, ditën kur ndaj padrejtesisë së tjetrit nuk heshtim më, por i zëmë derën zyrtarit arrogant.Ditën kur të kuptojmë se nuk mund të hedhim plehrat nga ballkoni dhe pastaj të shëtisim fëmijën po aty.Ditën kur të mësojmë se shoqëritë ngrihen mbi parime, të cilat nuk shkelen. Atë ditë kur të kuptojmë se ambasadorët nuk janë shenjtor dhe se askush nuk na do ne më shumë se çe duam ne veten. Kjo do të ndodhë një ditë nëse prindërit nuk do të pajtohen më me mësuesit brezshkatërrues që nuk japin vlerësime korrekte po nuk u dërgove fëmijën në kurs.
Kjo do të ndodhë kur studentët të marrin me hunj petagogët gogol që nuk i lexojnë fare provimet dhe ngelin çdo të ri që nuk i jep 300-400 euro për provim. Kjo do të ndodhë kur inspektorët militant shtetërorë të zhvishen cullak nga turma e tregtarëve në mes te rrugës për fodullëkun dhe abuzivizmin që bëjnë ndaj bizneseve. Kjo pra, të dashur shqiptar, duhet të ndodhë që ju t’u ikë efekti i vaksinës së nënshtrimit.

Ndodhi në Kukës para disa javësh dhe u habit i madh e i vogël nga ky reagim. Në fakt atyre u iku për një moment efekti i vaksinës dhe po qe se do mbështetej me fortë kjo frymë kishte rrezik që tirania Rama t’ia mbathte sa hap e mbyll sytë. Ky është zgjimi që po presim ne të pa vaksinuarit. Nuk është se po presim anarshinë, por po presim përgjegjshmërinë, e cila nuk vjen dot vetë, të cilë duhet ta sjellim ne me çdo mjet e mënyrë sepse nuk ka asnjë rrugë tjetër për të shpëtuar Shqipërinë. Le të jete kjo një thirrje ndaj shpirtit tuaj kritik që nuk pajtohet me realitetin fatalist dhe për të gjithë ata që nuk janë vaksinuar se vetëm duke reaguar do mund të sjellim ndryshimin e shumëpritur për vendin tonë. Është i kotë emigrimi nëse nuk jemi të aftë të rregullojmë shtëpinë tonë. Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa të mos mbetet një parullë. Të jetojmë me dinjitet në këtë vend të bukur mesdhetar siç të gjithë do të donim të ishte. Është e kotë të flasësh për politikë dhe programe qeverisëse në një vend qëi bëhet këngë hajdutit, skifterit. Edhe unë ndoshta do të isha një autokrat e fytyrëzi nëse do më duhej të qeveris një popull qëi thua plaç dhe të fërkon shpatullat. Edhe unë do isha një e keqe nëse do më jepej një liri e tillë. E kemi kthyer realitetin tonë në purgatorin e Dantes vetem prej nënshtrimit dhe pajtimit me të keqen. Ndoshta me të drejtë e meritojmë plotësisht barbarizmin e militantëve injorant dhe të korruptuar në krye të punëve tona sepse kemi pranuar që të heshtim. Ndoshta nuk jemi të destinuar të jetojme ferrin në këtë parajsë tokësore prandaj çohuni!Unëshpresoj tek ndryshimi duke parë edhe dëshirën e atyre që e duan këtë vend dhe nuk do të lejojnë që degradimi të prekë fundin. Nënshtrimi ynëështë heshtje varri që duhet mbytur me zërat tanë që kërkojnë drejtësi dhe ligj të barabartë për të gjithë. Është koha të udhëheqim jo vetëm një proçes përmbysës ndaj Narkokracisë Rama, por të fillojmë një epokë tjetër. Ndoshta roli i intelektualëve është shmangur, por ata kanë në dorë një proçes historik. Edukimi me qytetari, moral dhe patriotizëm është si gur themeli për të ardhmen e shoqërisëshqipëtare. Ai që zgjedh 20 mijë lekshin në këmbim të votës është po aq i ligë sa ai qëi blen votën. Edhe ai meriton të dënohet dhe e meriton varfërinë dhe hallet që ka, por nga ky rreth vicioz dilet vetëm me një revoltë, e cila do të duhet të shkundë nga themelet këtë shoqërinë tonë. Vetëm kështu do mund të ndërrojmë një tiran korruptiv me një udhëheqës, një gënjeshtar me një njeri të përgjegjshëm. Garancia është vetëreagimi ynë.Garancia jemi vetë ne, të cilët nuk do të heshtim më kurrë. Zgjohu shqiptar dhe mos fli mes ëndrrave dhe telenovelave, zgjohu dhe bëje këtë vend si Europa! Hallet e tua nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë tek opinionet politike në media, por ato e kanë zanafillën tek shtëpia jote, tek ti i pari. Mos i lejo më kurrë vetes heshtjen dhe nënshtrimin, bjeri gjoksit dhe shkunde frikën, asnjë populli nuk iështë dhuruar liria dhe mirëqënia. Ata kanë luftuar dhe i këndojnë akoma me himne e lavde kohës kur u ndanë nga tiranitë. Hapi rrugën edukatës dhe qytetarisë në zemrën tënde, duaje këtë vend dhe mos lejo më kurrë injorancën të të zërë derën. E keqja nuk bashkëjeton dot në një shtet me njerëz të ndërgjegjshëm. Fija e hollë që lidh shoqërinë me ligjin dhe shtetin, me demokracinë dhe moralin shoqëror është ekuilibri i brishtë,i cili rregullohet me ligj dhe me dorë të hekurt kur abuzohet. Asnjëra nuk bashkëjeton dot pa tjetrën prandaj duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të tregojmë se sa shumë e duam këtë vend. Zoti e bekoftë Shqipërinë!