Papërgjegjshmëria e Ministrisë së Arsimit nxjerr të pavlefshme dëftesat e nxënësve

76

Një gabim i Ministrisë së Arsimit ka nxjerrë të pavlefshme dëftesat e nxënësve. Luçiano Boçi, deputeti i PD, ka demaskuar sërish një tjetër papërgjegjshmëri dhe paaftësi të Ministrisë së Arsimit, e cila, me një gabim numri rendor në dëftesat e nxënësve, po ua nxjerr atyre juridikisht si të pavlefshme.
“Mos u habisni!, shkruan Boçi sot duke treguar deftesën e mësipërme. Ministria që nuk di të numërojë deri në dhjetë, është Ministria e Arsimit. Për të qeshur e për të qarë. Megjithëse titullarja ka mbaruar matematikë, në dëftesën e lirimit pas nr. 9 Edukatë shoqërore vjen nr. 11 Edukim muzikor. Mungon lënda nr. 10. Rastësia është e përjashtuar tashmë, sepse dëftesa e printuar ka marrë viston e titullares.
Kjo është papërgjegjshmëri plus paaftësi. Dokumenti në fjalë juridikisht konsiderohet i pavlefshëm”.