Mister PPP, di anglisht? Lexo çfarë të tha DASH

155

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, i cili në një konferencë për mediat tha se, “raporti i DASH në fakt nuk ishte aq i keq” si dhe ka shpjeguar PPP-të. Tabaku i ka kërkuar Ahmetajt që si mësues anglishteje që është, të lexojë mirë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Deklarata e plotë e Jorida Tabakut
Ishte në siklet sot Ministri Ahmetaj pasi DASH i tregoi pasqyrën e vërtetë që ai ka vite që e mohon.
Ishte në siklet sepse DASH faktoi të vërtetën që PD ia përplas në fytyrë çdo ditë te vitit. Por si përherë dhe siç pritej ai u fsheh pas gishtit tregues të fajtorit të zënë ngushtë.
Çfarë bëri tjetër vetëm se gënjeu për atë që DASH shkruante dhe që të gjithë e lexuam?
Ministri u përpoq të shiste të vërtetën e qeverisë së korruptuar si një të vërtetë margjinale edhe pse raporti DASH shkruan e zezë mbi të bardhë për një qeveri që punon çdo ditë me ligje për të minuar investitorët e huaj.
Për një qeveri që bën ndryshime ligjore pa pyetur bizneset por vetëm për interes oligarkësh dhe për një qeveri qe bën presione tek bizneset për të marrë nënkontraktuesit e qeverisë.
Por me gjithë këto të zeza Ministri fshihet pas alibive qesharake. Do të na mbushë mendjen që njeriu që shkeli ligjet me dy këmbë për inceneratorët dhe projektin e teatrit kërkon drejtësi të pavarur.
E beson kush këtë? E beson kush që ministri inceneratorëve, porteve me
PPP dhe teatrove me kulla dëshiron drejtësinë e pavarur?
‘Rritja e përdorimit të Partneritetit Publik Privat (3P) dhe kontratave të tyre ka zvogëluar oportunitetet për konkurrueshmëri, duke përfshirë konkurrueshmërinë edhe me investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.
Këto kontrata kamë vazhdimisht analiza të dobëta kosto-përfitimi dhe nje mungesë të plotë ekspertize. Qeveria ka nënshkruar më shumë se 200 kontrata 3P deri në fund të vitit 2017.”
Këto janë fjalët që duhet të kishin shkundur qeverinë e tepsisë!