“Kot e keni me Teatrin, e ka vendosur ai gërdalla i gjatë, nuk e kthen mbrapsht”!

87

Nga Ergys MËRTIRI

Me thone shume njerez rreth e rrotull: Kot e keni me Teatrin, e ka vendosur ai gerdalla e gjate, nuk e kthen mbrapsht.
I thashe njerit prej tyre para disa kohesh: Po sikur te ngriheshin 20 apo 30 mije qytetare cdo dite duke protestuar, a do ta prishte dot?
Jo – tha, – do terhiqej, sic u terhoq me kuksianet, me armet kimike etj.
E pra, – i thashe, – ngaqe bejme te gjithe si te zgjuar prandaj fiton gjithmone ai gerdalla!
Ti ke te drejte, – me tha, – por ne jemi popull qe nuk ngrihemi, prandaj, eshte e kote!
Keshtu si ty mendojne te gjithe, – i thashe, – prandaj nuk ngrihemi!
Interesante me shqiptaret eshte se te gjithe ankohemi se jemi nje popull qe nuk protestojme, qe nuk ngrihemi t’ia thyejme turinjte pushtetareve qe na bien ne qafe dhe perseri vazhdojme te ankohemi e askush nuk del te protestoje.
I duam gjerat gjithmone qyl. Duhet ta bejne gjithmone te tjeret ate qe duhet ta bejme vete!
Popull i zgjuar, nuk ke c’thua, prandaj e hame perhere dhe prandaj jemi ne kete gjendje!