Çim Xhepa dhe “regjimi i Berishës”

130

Bledi KASMI

Meqë kanë vendosur të shembin Teatrin, aktorët po i punëson Bashkia si administratorë pallatesh. I pari në rradhë që u poshtërua publikisht nga vegla e Ramës ishte Çim Xhepa. Duhet ta kishte vlerësuar dhe ti jepte një titull, për gjithë atë që ka dhënë ky aktor i madh dhe familja e tij për artin, ndërsa i vari në qafë letrën “paguani paratë e pastrimit dhe ashensorit”
Çimi është një nga ata aktorë që gjithë jetën ja ka kushtuar publikut duke i dhënë atij emocione të pafundme në skenë. Nuk kishte kohë ai të bëhej biznesmen apo ndërtues si ky manekini modernist i sumës, A.Imami që bëri para kur merrej edhe me trafikim fëmijësh dhe sot është në anën e atyre që shembin Teatrin sepse ai nuk është dhe nuk mund të jetë as Çim Xhepa dhe as Bujar Asqeriu.
Këta monstra si ky i Bashkisë, provincialitetin e tyre e tregojnë në këtë mënyrë duke menduar se lartësojë veten duke poshtëruar këta artistë që i respekton e gjithë shoqëria. Ata masturbohen kur poshtërojnë ikonat e artit me të cilat është rritur kjo shoqëri, si ajo ministrja me gishtin në humbë, të tjerët me gishta në vende të ndryshme.
Bëjeni pak ndryshimin në vlerësim mes këtyre pushtave dhe “regjimit të Berishës”. Pushti i Bashkisë e kthen në pastrues pallatesh artistin e madh të skenës Çim Xhepa, ndërsa Berisha e bëri deputet. Robert Ndrenikën e poshtëruan përsë gjalli, ndërsa Berisha e vendosi në piedestalin e politikës duke e bërë edhe atë deputet.

Po kështu më parë u “diskriminuan” nga Berisha edhe Dhimitër Anagnosti apo Natasha Lako. Për çdo regjim kultura dhe arti janë armiku kryesor i tyre sepse artistët janë njerëz të lirë dhe liria e tyre i tremb ata. Kështu kanë bërë edhe më parë. E varën në litar poetin Havzi Nela, por nuk e nënshtruan dot. E varrosën të gjallë Mitrush Kutelin, por prap nuk e gjunjëzuan në lirinë e tij. Mos harroni as Vilson Bloshmin e “Saharasë” dhe Genc Lekën e “Oxhakut”, as Visarin e pathyeshëm që sot rrëfen revoltën e Spaçit.
Ishte i ati i këtij këllirës që është sot Kryeministër që firmosi 30 vjet më parë, ndërsa sot i biri po kërkon të shembë ikonën e këtyre artistëve Teatrin. Po sa e sa artistë të tjerë janë pushkatuar dhe burgosur në regjimin e parë të këtyre monstrave. Sa e sa të tjerë provuan internimet dhe torturat vetëm se besonin tek liria.
Sa më tiranike të jenë regjimet aq më shumë i frikësohen artit prandaj dhe mundohen ta tjetërsojnë, gjunjëzojnë dhe ta vendosin në shërbim të tyre sikurse bënë me njeriun e ri për gjysëm shekulli të realizmit socialist shembull i të cilit është ai palaço i Fierit që edhe pse është me një këmbë në varr dhe s’kishte ilaçe, bërtiste rroftë partia, poshtë Teatri!
Këtë po duan të ndërtojnë sërish, një krijesë të neveritshme të njeriut të poshtëruar dhe të shpërfytyruar.