Tension në Durrës/ Rama nuk pranon takim, qytetarët përplasen me punonjësit e Gardës

284

Vizita e Kryeministrit Rama sot në Durrës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes qytetarëve që kanë kërkuar që të takoheshin me të dhe me punonjësit e Gardës.
Qytetarët nuk janë lejuar që të takojnë Ramën dhe pas insistimit të tyre, është dashur ndërhyrja e gardës që të normalizohej situata.
Një grup qytetarësh kanë kërkuar që ta takojnë nga afër, por janë penguar nga Garda e Republikës. Një burrë në moshë me emrin, Avdyl Sula teksa tentonte t’i afrohej Ramës, është ndaluar me forcë, sic shihet në pamjet më poshtë.
“Zoti Edi Rama, të lutem shumë. Dua ta takoj. Kërkoj një ndihmë. Kam që në mëngjes”, thotë i moshuari, i cili është marrë nga një punonjës policie. ‘BË’ ka siguruar edhe pamje nga incidenti në fjalë, ku një tjetër qytetar shprehet se: “Edhe Enveri të takonte, Edi s’të takon”.
Në kuadër të axhendës dyditore të qeverisë në Durrës Rama ka pasur një sërë takimesh, ku mes të tjerash është shkarkuar nga detyra dhe drejtori i hipotekës në Krujë.
Rama po ashtu në Durrës konfirmoi faktin se pas rikonstruksionit, autostrada që lidh Tiranën me Durrësin do të jetë me pagesë.